osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Gjithçka perfekte në burg”, 75-vjeçari: Do shkoj sërish me kënaqsi

“Gjithçka perfekte në burg”, 75-vjeçari: Do shkoj sërish me kënaqsi

Një pensionist zviceran nuk ka dashur të paguajë gjobën prej 700 frangave, për këtë ai ka zgjedhur të vuajë dënimin në burgun e Frauenfeldit. Shtatë ditët e kaluara për të kanë qenë si pushime.

“Unë jam në pension dhe kisha kohë të shkoja prapa hekurave”, ka pohuar 75-vjeçari për “Frauenfelder Nachrichten”. Pas një krimi në komunikacion, ai është dashur të paguajë gjobë prej 700 frangash. Vuajtja e dënimit i është llogaritur me mëditje prej 100 frangash, që i kompensoi me shtatë ditë.

Familjes së tij nuk i kishte ardhur mirë. “Të afërmit e mi u rebeluan, por unë dëshiroja ta shijoj këtë luks”, shpjegon i moshuari më tej.

Në fakt, nga ajo që tregoi pensionisti për qëndrimin në burg duket sikur ai ka qëndruar në një hotel për pushime. “Javën në burg vërtetë e shijova siç duhet. Nuk duhej të gatuaja, më shërbenin dhe përkujdeseshin për mua”, ka vazhduar ai shpjegimin, përcjell Albinfo.ch.

Kundër monotonisë, në qelinë e tij ka pasur televizor ose kohën e tij të lirë e ka kaluar me lojën sudoku apo ka lexuar gazeta.

Mbresat më të mëdha: “Ushqimi. Ishte shumë i mirë, vinte rregullisht dhe me kohë, ndërsa shërbimi ka qenë për mrekulli. Edhe shtrati ka qenë si i shtëpisë, madje lejohej pirja e duhanit”.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në burg, ai ka pasur kohë të mendojë edhe për sistemin penal zviceran. “Mendoj se ky sistem nuk është adekuat, që kriminelët të trajtohen në këtë mënyrë. Patjetër duhet të ndërmerren masa të tjera, pasi në këtë mënyrë ndihesh vërtetë si në hotel”, pohon 75-vjeçari. Për këtë arsye ai preferon pranga në këmbë. Po t’i paraqitet rasti, ai sërish do të bënte ndonjë kundërvajtje dhe do të shkonte me kënaqësi në burg.

Fakti se burgjet zvicerane janë komode, është diskutuar shpeshherë. Por, Benjamin F. Brägger, sekretari i burgjeve rajonale në një pjesë të Zvicrës, në një intervistë të mëhershme kishte deklaruar se burgjet janë pasqyrë e zhvillimit të një vendi. Kushtet e këqija do të shkaktonin pakënaqësi tek të burgosurit dhe do ta shtonin urrejtjen ndaj shtetit./a.m.