Skënder Gjinushi thotë se dekreti i Metës për ta refuzuar është nyl dhe gjithçka sipas tij është personale, ndërsa akuzon se kreu i shteti bëri hetim administrativ fshehurazi. “Presidenti na bën të ditur se paska bërë hetim administrativ. Takimi im me presidentin është kërkuar nga unë. Hetimin e bën vetëm organi i ngarkuar me ligj, gjykata. Presidenti bëri hetim, është bërë KQZ e asamblesë së akademisë së shkencave. Por edhe procedurat janë ekstra. Kjo është letër nuk është dekret.
Letrën ia kam dërguar pas zgjedhjeve dhe të dytën para tre javëve. Nuk ka të drejtë të ndërmerrte hetim, është personale. Ky është hetim pa dije. Ai thotë bëra një hetim dhe konstatova shkelje. Ai akuzon të gjithë asamblenë se ka shkelur ligjin. Por nuk ka anulim zgjedhjesh, pasi kush do i anulojë. Ky është më nyl se dekreti për zgjedhjet. Nëse atje kërkon të ndalojë zgjedhjet pa u bërë, këtu i quan të pabëra, por pa i thënë. Dekreti duhet të ishte, ‘shpall të pavlefshme zgjedhjet’, por nuk e ka të drejtë dhe nuk ka guxuar” tha ai.