Vëllezërit Keta ishin mbrëmë protagonist nmë arenën e madhe të boksit në Mynih, ku shpartalluan kundërshtarët dhe siguruan sukses të rëndësishëm për karrierën e tyre. Pas një mungese të gjatë gati dyvjecare, u kthye në ring Mike Gjetan Keta, i cili shkëlqeu dhe u rikthye me fitore, duke mposhtur me nokaut rivalin e tij Caceres.
Edhe një herë tjetër, ashtu siç di të bëjë gjithmonë ai, edhe këtë sfidë, Gjetan Keta e fitoi me “Knock out”, teksa në raundin e 6-të i dha goditjen finale kundërshtarit. Sfida mes dy boksierëve ishte vërtetë e ashpër dhe emocionuese, por ndryshe nga kolumbiani që priste duke u mbrojtur, Keta sulmoi dhe kërkoi fitoren me Konck Out që nga fillimi.
Në fund Gjetan Keta shijoi duartrokitjet e një pallati sporti të mbushur me publik shqiptar, ndërsa në ring u mbulua me flamurin kuqezi dhe u përshëndet edhe nga Luan Krasniqi. Në mbrëmjen e sotme fitore të rëndësishme dhe me ngjyra kuqezi korrën edhe Ferit Keta dhe të gjithë sportistët që stërviten nga Ismail Keta, i pari i dinastisë së boksit të vëllezërve Keta. Një sukses i madh që u shijua shumë vecanërisht nga shqiptarët me banim në Gjermani.