Pas valës së dytë të COVID-19, ezaurimi i kapaciteteve spitalore është një problem jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende ku Covid-19 ka goditur fort e pa mëshirë.
Një ndër to është edhe Gjermania, superfuqia e Europës dhe një nga shtetet më të fuqishme në botë.
Këtë fakt e ka përdorur për ironi kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, i cili ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Ndreu thotë përmes një shënimi në facebook, se Merkel është e paaftë dhe duhet të marrë mendjen e Bashës, si dhe të zbatojë planin e tij me 5 pika për shëndetësinë.
‘Lexova nje lajm se ne Gjermani po ezaurohen shtreterit dhe rrezikon te kaloje sistemi spitalor ne kolaps ! Merkel mund te marre mend te Lul Basha sepse ky ka nje plan me 5 pika qe i jep drejtim Corones njelloj si rruges se kombit! Por Merkel duhet te jete e paafte per sa kohe nuk njeh planin e Lulit ! Nje mik imi qe jeton ne Gjermani me tha se Merkel ka 1001 menyra me te lezetshme me mbyte ne uje Gjermanine, se sa te prese katastrofen me 5 pika te Lul adoleshentit !’-shkruan Ndreu.