Kërcënimet e Greqisë për të penguar hyrjen e Shqipërisë në BE thekson gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë fjalë boshe.
Kryeministri shqiptar Edi Rama thekson kjo gazete gjermane e di shumë mirë se “e ashtuquajtura perspektivë BE ” nuk është më asgjë më shumë se një iluzion.
“Kjo është arsyeja pse kërcënimi për të penguar një proces që nuk ka përparuar prej vitesh vështirë se do ta trembë kryeministrin e Shqipërisë”, shkruan kjo gazetë.
Ndërkaq gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” komenton vendosjen nga Mitsotakis te Fredi Beleri si kandidat për eurodeputet në listën Demokracisë së Re.
Sipas analisteve gemanë kryeministri grek ka dy synime me përzgjedhjen e Belerit. Së pari, Athina dëshiron qe të tërheqë sa më shumë vëmendjen e Brukselit për këtë çështje.
“Zgjedhja e Belerit duhet t’u bëjë të qartë burokrateve në BE se shkelja e shtetit ligjor në Shqipëri është një çështje panevropiane.
Deri më tani kancelari gjerman Olaf Scholz dhe zyrtarët e Brukselit e kanë konsideruar çështjen e Blerit një çështje dypalëshe.
Ndryshe mendon kryeministri grek pasi për të çështja ka të bëjë me mënyrën se si Shqipëria i trajton pakicat etnike, se si funksionon drejtësia shqiptare.
Rasi Beleri, thuhet nga qeveria greke se është një betejë e vlerave të perëndimit Evropës së bashkuar, në të njëjtën kohë duke emëruar Belerin, Partia Néa Dimokratía e Mitsotakis synon që të fitojë vota edhe nga ana e ekstremit të djathtë të spektrit politik grek.
Si anëtar i burgosur i minoritetet grek në Shqipëri, Beleri është kandidati i ideal për këtë, përveç kësaj rezymeja e tij mund të tërheqë vota përtej qendrës së djathtë,” thekson “Frankfurter Allgemeine Zeitung” duke iu referuar ndër të tjerave edhe përfshirjes së Belerit në organizatën MAVI.
Siç thekson gazeta gjermane Beleri mbeti pranë të djathtës ekstreme edhe pas lirimit të tij nga burgimi në vitet 1990. Ai ishte pjesë e fraksionit neo-nazist grek Agimi i artë, një lëvizje e ekstremit të djathtë.
Beleri, “hero” i grekëve dhe aleat i Berishës
Pala greke e portretizon Belerin si martir. A është i tillë? Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” – jo. Në vitet 90-të Beleri ishte i afërt me “Lëvizjen për çlirimin e Epirit Verior”.
Cubat e këtij grupi përkraheshin nga shërbimi sekret grek EYP, shkruan FAZ. Nacionalistët grekë e konsiderojnë “Epir Verior” një pjesë të madhe të territorit në jug të Shqipërisë dhe ëndërrojnë aneksimin e tij nga Greqia.
Më 1995 Beleri mori pjesë në një aksion të armatosur të cubave grekë, por u stopua në anën greke të kufirit. Policia greke zbuloi te Beleri dhe te gjashtë terroristë të tjerë armë zjarri, municion dhe uniforma.
Procesi gjyqësor kundër tij dhe të akuzuarve të tjerë u zhvillua larg syve të publikut, pasi që në rrjedhën e procedurës me gjasë janë diskutuar edhe fakte që kanë hedhur hije të keqe mbi shërbimin sekret grek. Edhe pas daljes nga burgu, Beleri ka mbajtur lidhje të ngushta me radikalët e djathtë.
Ai pranoi të intervistohej nga partia neonaziste greke “Agimi i Artë” dhe u angazhua edhe për një lëvizje të ekstremit të djathtë. Me kandidimin e Belerit për zgjedhjet europiane, partia greke në pushtet synon të mobilizojë elektoratin e djathtë ekstrem, supozon “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Beleri, njofton FAZ, kandidoi për aleancën e liderit të opozitës shqiptare, i shpallur non grata nga SHBA dhe MB, Sali Berisha.