Gjermania e konsideron Shqipërinë vend me rrezik të lartë nga Covid-19. Kështu që për të hyrë në Gjermani, duke filluar nga nesër 5 shtator, çdo shqiptar që udhëton në Gjermani do të duhet të regjistrohet në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de, të ketë pasaportë vaksinimi ose dëshmi të shërimit nga Covid-19.
Në të kundërt do të duhet të kryejë një test Covid dhe të karantinohet 10 ditë.
“Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani❗❗❗
Nga dita e diel, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:
🔺 Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.
🔺 Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
🔺 Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
ℹ️ Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008”, shkruan ambasada gjermane në faqene e saj në Facebook.