Deputeti gjerman i CDU, Gunther Krichbaum, ka bërë disa deklarata të forta ndaj Sali Berishës këtë të shtunë nga Tirana, duke tërbuar këtë të fundit.
Gjithë njerëzit e tij, janë marrë sot veç me të, duke e sulmuar ashpër, si të paguar nga Taulant Balla, për të bërë ato deklarata.
Berisha i ka lëshuar atij të zakonshem Doris Pack, që sulmon këdo që akuzon Berishën, dhe Çim Pekën.
“Më vjen turp që deputeti gjerman Kriechbaum u thotë pallavra televizioneve në Tiranë. E vërteta është kjo: %46 Grundgesetz-it (Kushtetutës) sonë e thotë qartë, që ndjekja penale e një deputeti mund të kryhet vetëm nëse i hiqet imuniteti me votim të Bundestagaut”, shkruan Doris Pack.
“Dy ditë para zgjedhjeve të 2005-ës, një amerikan që e kishte marrë Nano si konsulent me pagesë, deklaroi në hotel “Tirana”: “Mos votoni Sali Berishën se është i çmendur!”
Një vit më vonë, kur Balla trajtohej nga Rama si një palaço, që vetëm i pastronte këpucët Nanos, ky i fundit nuk më hiqej nga tavolinat ku pija kafe. Në një moment “sinqeriteti” më thotë: “Këta ndërkombëtarët, vetëm para duan, edhe ai që bëri deklaratën kundër Berishës, i dhashë në çantë 15 mijë dollarë në emër të Nanos!”
Sot, i njëjti Ballë, miku dhe bashkëpunëtori i trafikantit Bego, është kthyer në shoqëruesin e këtij deputetit të CDU-së bashkë me Dor Duçkën.
Pyetja, që shtrohet është: Kësaj radhe, sa?!”, shkruan nga ana tjetër Çim Peka.
Askush nuk merret në fakt me akuzat e tij për Berishën, por kanë kaluar direkt në sulm, me fantazitë nga më të habitshme, si ato që është paguar nga Taulant Balla për të bërë këto deklarata.