Një tjetër lajm i mirë nga Gjermania. Pas një studimi, shkencëtarët e Universitetit të Frajburgut thonë se kanë gjetur prova të qarta për imunitetin që krijon trupi pas infeksionit me Covid-19. Sipas tyre, trupi i njeriut krijon mjaftueshëm mbrojtje pas infeksionit.
Thuhet se deri më tani nuk ka qenë e qartë nëse trupi krijon imunitet të mjaftueshëm pas infeksioneve. Disa studimeve kanë zbuluar se imuniteti zhduket shpejt. Të tjera thonë se imuniteti i krijuar është i dobët.
Megjithatë gjermanët thonë se i kanë dhënë zgjidhje kësaj dileme.Pas lajmit për shpikjen e vaksinës efektive, ky është një tjetër zhvillim pozitiv.
Kjo shton shpresat se pandemia mund të shkojë drejt fundit vitin që vjen.