Armando Broja është ende në fazën e rikuperimit me Çelsin, teksa duhet pritur ende për rikthimin e tij në fushë.
Duket se sulmuesi kuqezi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e shtatorit me Republikën Çeke dhe Poloninë, teksa këtë e ka konfirmuar vetë trajneri Mauricio Poçetino.
Në konferencën përpara duelit të Kupës me Uimbëlldonin, ai u ndal te gjendja e sulmuesit shqiptar dhe e dy futbollistëve të tjerë, Mikhailo Mudrik dhe Benua Badiashil.
“Ata nuk do të luajnë nesër. Ne duhet të presim për gjendjen e tyre pasi të mbarojë grumbullimi i kombëtareve dhe të shohim. Ndoshta Mudrik është më afër rikuperimit se Broja dhe Badiashil, por duhet t’i shohim gjërat ditë pas dite”, u shpreh tekniku argjentinas duke eliminuar idenë e grumbullimit të Brojës me Kombëtaren shqiptare.