osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjekmarkaj habitet me Berishën: Kur dëgjoj Berishën flet për Bashën, më kujtohen akuzat për Hajdarin, Pashkon, Cekën, Imamin, Zogaj, Rulin

Gjekmarkaj habitet me Berishën: Kur dëgjoj Berishën flet për Bashën, më kujtohen akuzat për Hajdarin, Pashkon, Cekën, Imamin, Zogaj, Rulin

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj duke folur mbi vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD pas shpalljes “non grata” nga SHBA, thotë se nuk mund t’i gënjejmë shqiptarët duke u thënë se “ne jmi vendi sovran i Enver Hoxhës”.

Gjatë një interviste në “EuroNews Albania” Gjekmarkaj komentoi edhe etiketimet që Berisha i bëri Bashës si “lider i thyer” dhe me defekte, duke ngritur pyetjen si u bë Basha papritur lider i keq në dy javët e fundit, si dhe duke shtuar se Berisha ka pasur detyrimin etik të fliste para demokratëve.

“Bindja ime është që atyre njerëzve që kthehen pas 10 viteve, u ofrohet një betejë e rreme dhe një iluzion i rremë. Në të gjithë diskursin që bëhet, flitet duke përjashtuar një gjë të madhe, sikur ajo gjë e madhe nuk ekziston, sikur ajo gjë e madhe nuk na godet, sikur ajo gjë e madhe nuk na prek.

Kjo gjë e madhe, shumë e madhe, mund ta përjetojmë në të gjitha skajet e saj, është vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Ato e kanë marrë edhe për vendin tonë. Tani, t’i gënjejmë ne shqiptarët që ne jemi vendi sovran i Enver Hoxhës, t’i gënjejmë shqiptarët që ne jemi vendi sovran që kemi qenë 45 vite komunizëm, është gënjeshtër.

Ne e kemi lënë sovranitet me dashje, kemi hyrë në organizata, jemi në NATO, një organizatë që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bozdo është këtu, mund ta di shumë më mirë nga unë që në statut Partia Demokratike ka orientimin e saj pro perëndimor, pro NATO. Ai po reagon prej tre javësh dhe po reagon fortë në mënyrën e tij tradicionale.

Këto që dëgjoj, sepse i bie që Lulzim Basha papritmas u bë i keq në dy javët e fundit. Në qoftë se ka qenë i keq, ka qenë lider i thyer, ka patur të gjithë këto defekte që edhe mund t’i ketë pasur, Sali Berisha i pari ka pasur detyrimin etik ndaj demokratëve”, tha Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj thotë se një ditë Lulzim Basha duhet të gjej forcën që t’i mbledh të gjithë, por duhet edhe të tjerët të afrohen, pasi “nuk mund të vijnë ai me përqafim dhe të tjetër me thikë në dorë”.

“Tjetër është përmasa e Sali Berishës, njohja dhe aftësia e tij me demokratë dhe me partinë demokratike, tjetër e imja. Unë një pjesë e mendimeve i kam dhënë siç i kam pasur, sepse unë jam një person që flas në Partinë Demokratike, ngre zërin, them mendimin tim, them gjërat që dua dhe nuk lejoj të më imponohet dikush, nëse unë nuk jam i bindur.

Dhe kjo s’ka për të ndodhur të më imponohet njeri në atë parti, për sa të rri për sa kohë nuk jam i bindur. Dhe do ta them prapë, e përsëris, domethënë pse e kam bindjen time. Për mua, unë kam karrierën time profesionale, jam afruar në politikë, jo se jam ndonjë misionar i madh për të shpëtuar politikën, thjesht për të dhënë një kontribut, ta shoh deri ku shkon. Unë nuk e kam jetë a vdekje politikën.

Dëgjoj tani Sali Berishën që flet edhe më duket sikur dëgjoj akuza për Azem Hajdarin, për Gramoz Pashkon, për Neritan Cekën, për Preç Zogajn, për Arben Imamin, për Genc Rulin, kur befas pastaj u pajtua me të gjithë këta dhe i mori.

Edhe bëri shumë mirë që i mori, tregoi një aftësi shumë të madhe në 2005-ën dhe e solli Partinë Demokratike në pushtet. Ishte “lunxhi miranc” politike, që Partia Demokratike duhet t’i rikthehet, qoftë dhe me këto që duken sot edhe më të ashpërt. Një ditë duhet ta gjej forcën Lulzim Basha i pari, që t’i mbledh të gjithë. Por duhet dhe të tjerët të afrohen, se nuk mund të vijnë ai me përqafim dhe të tjerët me thikë në dorë”, shtoi ai.