osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjekmarkaj, brenda vorbullës së uraganit shtazor

Gjekmarkaj, brenda vorbullës së uraganit shtazor

Nga Akil Ylli

Keto kohet e fundit, kushdo qe ka ndjekur aktivitetin mediatik te Gjekmarkajt, e ka pare me s’miri, qe edhe ate pelerinen trendeline te profesorit, e cila momentatisht, deri sa te hape gojen, ndonjerit qe se njeh, mund ti krijonte iden e nje personi te instruktuar, ja shqeu vorbulla e uraganit shtazor, dhe e nxorri cullak, vetem me mutralozin e Injorances ne goje, me te cilin, ne emer te Katnaris, mutrosi nje per nje, te gjitha parimet e Retorikes. Te gjithe ata qe i besojne aksiomes, “surrati, si sifati”, ndjehen sot me krenar se kurre, si bartesit e kesaj teorie!

Vallahi, s’ke ça me ju thane! Megjithse mund te sillen plot shembuj, qe e rrezojne kete aksiome, perseri ata, pa pasur nevoje ti referoheh fare historise, te perplasin fetyres, bollek individesh taze, ku Perendia, me, apo pa dashje, ju a ka bere njesoj, si surratin edhe sifatin.

Gjen sa te duash te ketill, gjithandej neper teve-t, qe me ligerimin e tyre, te ndjellin shije estetike te njejte, me ate qe perçojne format e kokave disacepshe, qe mbajne mbi supe, si ne planin horizontal, ashtu dhe ne ate vertikal.

“Po kadal mor” mund te thote ndokush , “Gjeka jep leksionse per Retoriken”! Eshte krej e vertet! Nese e merr kete si argument, zor se perballet kush me ty. Fap, zerr profesor Mark Markun, edhe ai pregadit gazetaret e ardhshem. S’bindesh? Feshk, qet Argiten e Gjin Gjonin, qe formojne juristet e se nesermes, e keshtu me radhe. Hajde fol po deshe!

Por ta leme me mire kete muhabet, se po na i mbetet hatri Xhekut, e na nevrikartoset keqas me keto krahasime, e s’ja kena ngen, me dale ne duel mbas emisionit. Kujt t’ja mbajne, bujrum, po une per vedi, s’kam kurfare deshiret, me perfundu i lidhun, o ma Zò ma keq, nen nje dush pshtymet!

Po ç’te kete ngjare valle, qe Gjeka eshte xhindosur ne kete fare feje!? A thua ta kete kuptuar me ne fund, qe te gjitha hosanat ndaj Pillatos, i kane shkua dem, e s’ka Gjekmark, qe ja çon steken? O bashke me perendimin e Yllit lulashjan, sheh se po i fiken, tane dritat e karieres politike?

Qe ti kete kcy kandari, vetem pse hosanat nuk po i pine uje, kjo lloj arsyet, ka ra posht me kohe. Atij s’ja ndin hiç! Mjafton te kujtojme, serialin e neveritshem te psallmeve per Lulashin, para zgjedhjeve te 2017-s. As qe i bahej vone per dokrrat e broçkullat qe leshonte, pa asnje barriere dinjitetit njerzor.

Vetem kur e mori vesh, qe Lulashi kishte nxjerre kujin me te, duke e vene prapa listes si kandidat per deputet, u ba i fije, demek me nevra. Ndoshta s’pat faj qyqari, sepse ne fakt Lulashi, i mbajti kacavar, deri ne minutat e fundit, pak para se te skadonte, afati i rregjistrimit te kandidateve ne KQZ.

Me thane te drejten, ju deshten disa dite, per ta gelltitur gelbazen qe i kishte hedhur Pillatoja. Beri per pak kohe, si i nevrinakatosur, por pastaj, sikur mos te kishte ndodhur asgje, filloj te rilezoje nga e para, liturgjite kushtuar Lulashit, dhe s’eshte ndalur hala, deri me sot.

Pati dhe nje flesh nevrash, kur per faqe te zeze te Shqupit, i derguan per te plotesuar formularin, si kandidat per deputet. Aty Lulashi, e dhiu krejt!

I shkreti Gjek, bani si bani, dhe fale karakterit te forte, e kaperdiu zhaben dhe kesaj radhe. Nevrat i mbajten vetem nje dite, aq sa per te shprehur paknaqesin, nepermjet nje shkrimi, kunder trajtimit qe i rezervoj Shqupi, dhe pastaj, ju rifut po me te njejtin zell, rutines se zakonshme te hosanarave.

Mirpo deri me tani, ishim mesuar te shihnin nje Gjek, pamvarsisht broçkullave e furçave, ne pergjithsi, mjaft te permbajtur, si te thuash, konform gjitha cilesive te nevojshme, qe lypen per nje personazh publik. Megjithse, ato zverdhjet e skuqjet, qe i pershkonin vazhdimisht fetyren, si reflekset e pemes se Vitit t’Ri, nuk ishin aspak shenja te mira.

Por me ne fund, u zbulua dhe misteri i ndrrimit te ngjyave te portretit. Paskeshin qene, si vetetimat para fortunes. Breda fshihte, detajet e fundit, per te kompletuar katnarin 24 karatesh! Ska Zot, qe ja u ndryshon mentalitetin. Ndaç t’ìmbarojne shkollat ne Shqipni, ndaç t’bajn xhiron e universiteteve neper Europe, prap, se prap, katnar D.O.K. mbesin

Viktima e pare e karaduzllekut, ra Frrok Cupi. Fill mbas tij, i ra n’hise, kryetarit t’partis se re fringo, z. Shabani. Deri tash, s’dihet kush ka mbet gjall, mbas atyne dueleve.

Nga ajo qe mesova une, Xheku i Markajve kishte dale shendosh e mire prej kacafytjeve, sepse e pashe ne debat dje, me zojen Jozefin. ne nje vidio qe mu çfaq ne fb. Nga qe nuk zgjaste me shume se 9 minuta, ja mbusha mendjen vetes ta shoh. Ja vlen mendova. Ku i dihet, i mbushet prap mendja Gjeks, dhe e fton ne duel edhe Jozefinen. Mirpo pastaj mu kujtua, qe s’ka te ngjare te ndodhe, ngaqe Gjeka, eshte nder te paktet injorante, qe nuk ja ka iden, se çfare qendrimi mban Kanuni ndaj femres, dhe e ngatrron ate, me memorandumet e OKB-s, per te drejtat e gjinis femerore. Kete e kuptova, kur e pashe ti hakrrehej Cupit, qe ti referohej Kanunit, per te respektuar Dumen.

Mandej kishte dhe nje arsye te dyte, per ta frenuar karaduzllekun. Perball kishte nje zonje, qe s’ja priton me ta dhane plumin ballit. I duhej ti bente mire llogarit!

Mirpo per fat, s’ndodhi asgje tronditse, me perjashtim te perrmbajtjes se debatit, qe vertitej ndermjet kufijve te surreales dhe karagjozllekut. Zoja Jozefin, perdori si hanxhar, Apologjine e Ndritur te kohes se saj, me n’kry Qoftargun, per ta coptuar Lulashin ne ate menyre, sa si mbetej gje tjeter, veç ta kapte per xhelesh, ndersa qyqari Gjek, perveç ngjyrave qe i shkonin dhe i vinin, si brenda kaleidoskopit, nuk gjente dot dokrra te mjaftueshme, per t’bere diferencen, midis Qoftlargut dhe idhullit te tij. T’vetmen here, qe mori guximin dhe sulmoje keqas Qoftlargun, ndodhi at’here, kur pa pik turpi, e quajti patriark.

Z’di me gjate, si perfundoj, sepse pertova ti futem kerkimeve, ngaqe me ç’shiheshin bathet, debati ashtu siç e kishte orjentuar Jozefina, ishte sa qeshara, aq dhe katastrofik.

Si mbyllje per shkrimin, po çfrytezoj disa psallme te tija, ne prag zgjedhjet e 2017-s. Mbani mend, ka shume gjasa ti perseris. “Te gjithe tahmaqet e kritikes veshur me mante liberali, modernisti, aksindentali, nje dite ne rrethana te tjera do mbajne rradhe per ti Shfaqur mirenjohjen duke i thene; ah shpetuam qe erdhe ti… nje Zot e di ç’kemi hequr! Nates se varrit do t’ia tregojme! Nese Basha e humbet betejen humbasim te gjithe.Lulzim dil nga zyra! Priju qytetarëve. Priju!!!

P.s Neqoftese mungojne shenja piksimit, ne ligjeraten e Gjeks, apo te vendosura gabim, s’eshte faji im! E kam kopjuar ashtu, siç e ka shkuar profesori i gjuhe-letersis./Ekskluzive.al