Agron Gjekmarkaj ka bërë një tjetër shkrim për Qeverinë e re. Pasi zonjat ekselente të arsimuara në Universitetet më prestigjoze të botës i fyu duke u quajtur pjesë e haremit të Ramës, një etikimi i paprecidemnt që vetëm një qen pa zinxhir mund ta nxjerri nga goja, kur leh, ai përsëri nuk ndalon dhe shfaqet si i shqetësuar për qeverine re, që nuk tagrin as ta kritikoi dhe as ta rekomandoi.
Ai shfaqet i shqetësuar për PS-në dhe disa figura të saj, si Majko, Braçe, Balla, Klosi e Bushati, që mbetën jashtë Qeverisë.
“Sot, PS mund të konsiderohet një parti lokaliste e “bregut”.
Që kjo do ishte një qeveri shegertësh, shërbëtorësh, byrekblerësish, duke sharruar çdo individualitet politik të mbetur pas sosjes me një fare peshe brenda PS-së si Majko, Braçe, Balla, Klosi, më parë Bushati, edhe ai tani kokulur e plot shpresë, mos e merr Ulsiu si këshilltar kjo merrej me mend, por jo deri aty sa të parashikohej triumfi i dosjes “184”.
Dje përdora termin “harem politik”, sigurisht që nuk e kisha atë në kuptimin klasik siç e përdornin sulltanët otomanë apo siç nxituan ta interpretonin sejmenët e agjitpropit, por vetëm si koncept politik pa dallime gjinore, pa pasur aspak qëllim të fyej apo komentoj zonjat e qeverisë në etikën morale. Nuk më mungon ndjesa për to nëse kështu e kanë lexuar.
Gjykimi shkon mbi sjelljen politike publike, atë të bindjes dhe nënshtrimit pa kushte, atë të ambicies pa fre, e cila i shndërron në komikë, atë të pjesëmarrjes vullnetare në shkatërrimin e demokracisë, në vjedhjen e zgjedhjeve, në vrasjen e ekonomisë, në shpopullimin e vendit, në votime moniste, në propagandë që themelohet mbi gënjeshtrën e rritet me ritmet e saj, në nxitjen e korrupsionit e tarafit e plot karakteristika shënjuese të këtyre viteve që nuk rilindëm”, shkruan ai për Panorama.