Fatbardh Smaja lindi me 2 shtator 1956 ne qytetin e Shkodres. Fatbardh Smaja ka studiuar ne fillore per violincel, e me pas ne shkollen tetevjecare e te mesme klarinete .
Me pas ka mbaruar akademine e arteve dega drame per aktrim . Ne vitin 1980 ka filluar punen ne teatrin “Migjeni “si aktor.
Ka interpretuar ne shume pjese ne role te ndryshme ,komedi ,drame tragjedi role qe jane rreth 90,e nderkohe ka dhe role ne disa filma si “Fundi i nje gja kmarrjeje “,”Fejesa e Blertes”, “Ngjyrat e moshes” e disa te tjere.
Pervec aktrimit, Bardhi fillon edhe regjine , duke e nisur si asistent regjisor i Serafin Fankos e me pas duke vene vete pjese ne skene …Ka vene rreth 30 pjese ,komedi e drama .ku mund te vecohen “Vizita e fundit “e Albri Brahushes ,”Le ultime Lune “,”Ishulli i Shitenit “,”Hyr fjale nga dole “,”Surpriza”,”Dy jete “”Vellai nga babai”,”Luaj per mua ne violine “”Shtate Shaljanet””Big Brother Shkodra “…e shume e shume te tjera ….Ka realizuar disa skenografi e muziken shfaqjeve .
Ka qene pjesmerres ne shume festivale kombetare e nderkombetare te teatrit ku ka marre edhe dy cmime si regjisori me i mire i festivalit .Ishte regjisori i teatrit “Migjeni”.
Fatbardh Smaja u nda nga jeta 6 vite më parë me 7 nentor 2015./Na Ishte Dikur