Argita Malltezi ka rrëfyer momentin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi, me urdhër të SPAK-ut në Aeroportin e Rinasit.
Malltezi tha se sa kishte zbritur nga avioni, kur në një telefonatë të shkurtër me Abi Malltezin, ai i tha se po e arrestonin.
Në studion e “Top Story” në Top Channel, ajo tha se fillimisht i telefonoi vëllait të saj, Shkëlzen Berishës, për të mos shqetësuar prindërit.
Malltezi kritikoi mënyrën se si i arrestuan bashkëshortin në Rinas, duke thënë se ishte diktuar nga mllefet politike të Edi Ramës.
“Nuk arrita të takohesha, i gjithë momenti ishte i mirëmenduar. Unë zbrita nga avioni fola me të dhe pas pak më tha po më arrestojnë. Mendja në fillim më shkoi te pushteti policor i Edi Ramës. Nuk më shkoi në mendje, prisja çdo gjë, por veprimi i policisë është diktuar nga mllefet politike të Edi Ramës. Ajo që më vonë më ka skandalizuar ka qenë manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë.
Të parin në telefon mora vëllain se nuk doja të shqetësoja prindërit. Ata ishin jashtë Tiranës. Me Abin arrita të flas, atë natë shkoi dhe e takoi avokatja. Do të ketë qenë “shok” për të, por moralisht ishte shumë mirë. E prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë”.
Sipas Malltezit, fakti që nuk kanë dëgjuar mbrojtjen apo personat kryesor ndaj të cilëve rëndon çështja, tregon se ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama, dhe SPAK dhe GJKKO janë kamzhik në duart e kryeministrit.
Malltezi: Shqipëria si çdo vend në tranzicion ka pasur korrupsion, këtu bjemë dakord të gjithë. Rankimet për korrupsion të Shqipërisë megjithatë janë përkeqësuar në kohën e Ramës, është më keq sesa para 2013.
Rankimet e DASH flasin për korrupsionin, por këtu drejtësia godet nga bishti.
Rakipllari: Zv. kryeministri nuk është bishti, ministri i Mjedisit, ministri i Brendshëm…
Malltezi: Ministri i Brendshëm shkoi në procedim pasi u zbulua se ishte i lidhur me mafien italiane.
Hetimi nuk fillon nga bishti. Nuk ka hetim sot. Kjo është fashitje në shtetin ligjor.
Rakipllari: SPAK-u ka goditur deri tani nga ana e majtë.
Malltezi: Jo jo, janë proceduar edhe më parë kryeministra.
Aa për pritshmëritë e SPAK-ut shikohet materja dhe përmbajtja. Por po them diçka, bënë 3 vjet hetime. Po në cilin dimension dhe në cilin planet mund të ndodhë që në 3 vite të pyeten bashkëortakë të Jamarbërit, personat pjesë e administratës, të mos lihet asnjë pa pyetur gjatë hetimeve përveç dy personave që janë objekti kryesor i hetimeve, Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha.
Si mund të shkojë dosja në gjykatë pa pyetur Malltezin dhe Berishën. Sepse kur të dilte dosja, nuk duhej të mos bëhej publike deklarata e tyre. S’kanë dashur që deklarimi i Berishës dhe Malltezit të jetë në dosje dhe të dalë në media. Pse? Sepse ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama dhe SPAK dhe GJKKO janë kamzhik në duart e Edi Ramës.
Kjo gjykatëse ka marrë një dosje dhe ka vendosur masën e kufizimit të lirisë pa dëgjuar asnjë argument të mbrojtjes dhe personave. Ndoshta këta ishin gabim por duhet të ishin dëgjuar. Është hera e parë në 30 vjet që shkelet kushtetuta dhe kufizohet liria e një deputeti.