Gianni De Biasi dëshiron të kthehet në drejtimin e një skuadre. Në një intervistë për mediat italiane ish-trajneri i Shqipërisë i cili është i papunë që nga momenti që u shkarkua nga stoli i Alaves ka zbuluar se ka patur oferta dhe shumë shpejtë mund të jetë sërish në stol.
Tashmë që kuqezinjtë janë pa trajner mund të hamendësohet edhe një rikthim e tij te Shqipëria edhe pse gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë të pakta.
“Tani po bëj komentatorin në RAI për emisionin ’90 minuti”, por shpresoj që të kthehem të trajnoj sezonin e ardhshëm. Kam refuzuar disa mundësi që më ofruan Frozinone dhe Venezia, por nëse arrin një propozim interesant për sezonin e ardhshëm, do të pranoj. Kam shumë dëshirë të kthehem të trajnoj dhe mendoj se i kam aftësitë për ta bërë diçka të tillë””, tha De Biasi.
Gianni De Biasi i dha Shqipërisë kualifikimin historik në një kompeticion europian, në atë të fundit, zhvilluar në Francë.
Së fundmi Shqipëria është pa trajner pas shkarkimit të Christian Pannucit pas humbjes kundër Turqisë me rezultatin 2-0, luajtur në ndeshjen luajtur në “Loro Boriçi”.