“Fitore, fitore, Islam!”, bërtiti Bepini, kur nisi të shquajë bregun atje tej. Po i ikte izolimit, diktaturës… Edhe sot, kjo thirrje gëzimi dhe çlirimi duket më se e natyrshme, por për këtë, përpara viteve ’90, “shpërblimi” ishte vetëm plu mbi.
Në filmin “Dueli i heshtur” roli i Pepinit, një prej atyre që kërkonte të arratisej interpretohet nga aktori e regjisori Bujar Kapexhiu. Pa dyshim që ai është personazhi më simpatik i filmit dhe shprehjet e tij sot rreshtohen në “listën” e batutave, që vijojnë të përdoren në përditshmëri.
Kapexhiu ishte i ri asokohe dhe me kureshtinë e një të riu, nuk mjaftohej vetëm me skenarin apo variantin zyrtar të ngjarjes ku mbështetej filmi. Sot kujton zërat që qarkullonin për vërtetësinë e ngjarjes, si dhe takimin me heroin, oficer Spiro Koten…
Filmi “Duel i heshtur” është mbështetur në një ngjarje reale, pavarësisht përpunimit artistik. Ju, çfarë dinit për të në kohën kur xhirohej filmi? Sigurisht që e dinim se mbështetej mbi një ngjarje të vërtetë. Dinim variantin zyrtar, atë se si u tentua arra tisja përmes detit, vra sjen dhe kthimin e motovedetës në port.
Dyshonit atëherë se kjo ngjarje mund të mos ishte e vërtetë? Ishte një ngjarje e dyshimtë. Që atëherë kishte zëra, të cilët nuk e pranonin variantin zyrtar dhe të bënin të mendoje se kishte diçka që nuk shkonte. Kemi dëgjuar se kur anija u kthye nuk hyri në port, por nga “Ura e Dajlanit”, që do të thotë se ai që e drejtonte nuk ishte profesionist. Thonë se kur motovedeta është kthyer, janë dëgjuar kri sma. Madje, edhe se njëri prej tyre nuk kishte vde kur, por ishte i plagosur.
Për ndërtimin e skenarit është biseduar me vetë “heroin”, Spiro Koten. Patët mundësi ta takonit? Po, e kam takuar dhe ai na e bënte edhe më të dyshimtë ngjarjen. Na dukej një njeri i çuditshëm. Nuk thoshte asnjë gjë. Ne e pyesnim se si kishte ndodhur ngjarja, si kishte arritur t’i vri ste marinarët dhe kapterin, por ai nuk tregonte një histori nga fillimi deri në fund. E vetmja gjë që thoshte ishte: “Gërr të parin, gërr të dytin, gërr të tretin”. Në kohën kur ne e takuam ai ishte oficer, imagjinoni kur ka ndodhur ngjarja ai ishte edhe më i ri, më i papjekur… Si mund të ketë arritur t’i vri ste ata njerëz?!
Si lindi “Duel i heshtur”, në anijen e drejtuar nga Spiro Kote “Dueli i heshtur”, filmi, ashtu si edhe vetë ngjarja në të cilën ai u mbështet, lindi në det. Nuk ishte më një motovedetë, por një anije që drejtohej nga oficeri Spiro Kote. Pikërisht ai, “Heroi i Popullit”, që vra u një kapter e dy marinarë që kërkonin të arrat iseshin me një motovedetë, të vetmet mjete që marina shqiptare kishte trashëguar nga e shkuara. Ishte koha e qarkullimit të shkrimtarëve nëpër fronte pune, pranë klasës punëtore…
Ndërsa Luan Qafëzezin e caktuan pranë aviacionit shqiptar, shkrimtarin Nasho Jorgaqi, që asokohe ishte bërë i famshëm me romanin “Dashuria e Mimozës”, e caktuan pranë Marinës Luftarake Detare. Për tri vite me radhë, shkrimtari do të rrinte mes marinarësh, në anije, nga Durrësi, në Vlorë, Orikum e Sazan, i caktuar të shkruante për marinën. Dhe, në të vërtetë, historinë e gjeti në atë anije./Aktoret.com/