osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Gërnetaxhit” patriot, ja rimorën “Kabas t’atdhetarizmit”!

“Gërnetaxhit” patriot, ja rimorën “Kabas t’atdhetarizmit”!

Nga Akil Ylli

Mjaftoi varrimi i terrorristit grek, qe “gernetaxhit” e “vuvuzelistat” patriot, te i’a merrnin “kabas se atdhetarizmit”. Qeveri legenash, Pari kuislingesh… e gjithçfare “kabash”, u degjuan prej veriu n’jug e deri ne Amerike, nga instrumentistat virtuoz te “patriotizmit” Aaaah, e “qanin” bre! Me ta çu mishin “kokerr”!

Ma merr mendja, qe kur i ka ndi Qemurani i Tixhes do t’i ket kap ngerçi gishtat mbi “tastjeren” e gernetes dhe i ndjeri Laver, do te jete permallu keqas.

Ne fakt, kur policia e qelloi per vjekje terroristin grek, per çudi, nuk ja nisen “ahengut patriotik”! Oooo, sa mire!- mendova. Kesaj i thone qytetari! Vdekjes nuk ka arsye, kerkush t’i gezohet. Po demostrojne sjellje qytetarie e shenja paqeje, pertej Ungjillit bile. Shkuan deri ne ate pike, sa nuk ngurruan t’i hakrrehen qeverise dhe policise tone, duke i quajtur vrases, te idiotit terrorist grek. Per nder, mbeta me goje hap! Qeveria greke, si kurre ndonje here me pare, hedh poshte propozimin e “krahut” fashist ne Parlament dhe nuk pranon te mbaje nje minut heshtje, per kriminelin me kallash, qe shtinte si i xhindosur, ndersa keta “ahengçite patriote”, na dalin ma te shejte se Papa, domethan Parlamenti grek. Bravo ju qofte bre! Nuk eshte e lehte, te sfidosh “dhimbjen”!

Mirëpo, kjo lloj sakrificet kristiane, nuk i mbajti fort gjate. Pa prit e pa kujtu, qendrimi i policis gjate ceremonis se varrimit, i nxiti te shpalosnin, gjithe repertorin e “karadyzenit patriotik”. S’lane gja pa i thane qeveris edhe pse policia u soll me korrektesi, ashtu siç i ka hije nje policie te emancipuar, duke arrestuar dhe ndaluar, vetem shkelesit e ligjit, dhe prap per çudi, si asnje here tjeter, ne bashkpunim me policin greke, u be e mundur te ndalohet hyrja e mbi 40 grekeve, qe paraqisnin rrezikshmeri publike.

Mesa duket, ka qene kjo, ajo qe u ka “nxit” fort. Kane shpresuar dhe jane lutur si eremit, qe dikush ne qeveri t’i jepte urdher policisë, qe ate dite te ushtronte dhune, ose me mire t’i “sharronin” me automatik dhe te behej hataja, keshtu qe do te kishin mundesine, te na mbanin me “gajret patriotik”, deri kur tu mekej komplet zeri.

Problem i madh, se ne Greqi jane gjysem milioni shqiptare, qe jetojne e punojne atje dhe mund te behen viktima e nje e “fshese” te re, nga ana e grekëve. “Qefli” te medhenj vallahi, nuk pysin hiç! Keta per “nje plesht, e bajne shkrum e hi jorganin”! Me siguri nuk duhet t’i kene, bijte e te afermit e tyre ne Greqi, por gjetke. Megjithse edhe ne i paçin, kam pershtypjen, se si jane te “thame” keta per nje çik “fest”, i bajne kurban me “kuç e ma maç”, vetem per hater, qe ta “djegin shamin”, ne “festimet patriotike”.

Mirëse shumica jane “popull hesapi” dhe i eksiton “hardheku patriotik”, por une habitem me disa, qe mbahen per politikaj te medhenj dhe i’u doli “gjuha mrapa” duke na dhene keshilla nga te kater pikat e horizontit, si te veprojme ne “delet” e trumhasuna shqiptare, qe behen pale me “plebejt” e pakontrolluar “patriot”? S’kane faj jo, “ahengu politik” ashte tundim i forte, e jo shaka!

Mirëpo, mbas gjithe kesaj “gurguleje patriotike”, natyrshem lind pyetja: Pse at’here, kjo fare racet patriotesh, ju perveshen qeverisë, duke e fajsuar si vrasese, ndersa kur u be ceremonia e varrimit, i’a lane “kopilin” te dera, si tradhtare!? Hej ç’na gjeti me keta “ahengçi” patriot! “Kopili” nuk mund te jete dhe vrases, dhe tradhtar! Neqoftese ne rastin e pare qeveria eshte vrasese, varrimit i bie, te konsiderohet madheshtor, dhe s’ka pse te quhet tradhtare qeveria, per qendrimin e mbajtur gjate ceremonis, kur ai konsiderohet viktime e saj.

Po mesa duket, keta e perdorin “kopilin”, si pune çelsit ne pentagrame, per “partiturat” e tyre patriotike. Ka mundesi qe ne rastin e vrasjes, te kene qene te zene, duke hedhur notat e fundit ne kompozimet “patriotike”, keshtuqe, ngaqe ju iku ai rast dhe per te mos e çuar mundin kot, kane perdorur çilsin “kopil”, per ti pershtatur “kompozimet”, qe kishin pregatitur per rastin e vrasjes, rastit te varrimit, dhe e kane “fjetur” mendjen. S’ka problem! Rendesi ka “Kabaja e Ardhetarizmit!

Rrofshin “gajdexhit e patriotizmit”!/Ekskluzive.al