osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Geri Kokalari: Koha që DASH të hapë dosjen me provat për aferat e Berishës, të ushtrohet presion ndaj SPAK që të nisin hetimet

Geri Kokalari: Koha që DASH të hapë dosjen me provat për aferat e Berishës, të ushtrohet presion ndaj SPAK që të nisin hetimet

Aktivisti shqiptar Geri Kokalari i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të zbardhë dosjen kundër Berishës dhe të vërë në lëvizje drejtësinë shqiptare.

Ai ka reaguar dje përmes një komenti të dërguar për mediat shqiptare, ku i përgjigjet një padie që Evi Kokalari ka ngritur kundër tij. Ai bën me dije se zonja Kokalari ka pajtuar kompaninë “Squire Patton Boggs”, e cila sipas tij dikur përdorej nga qeveria e Berishës për asistencë ligjore.

Teksa shprehet se kjo kompani është përdorur edhe nga “Albpetrol”, ai ka drejtuar disa pyetje për DASH dhe kërkon që të vihet në lëvizje SPAK për të hetuar Berishën.

“Unë besoj se në përgjithësi Amerika ka shërbyer si një forcë për të mirën në Shqipëri, por për fat të keq, disa herë, Departamenti i Shtetit ka shfaqur gjithashtu verbëri të qëllimshme duke injoruar aktet e hapura të korrupsionit kur ai u shërbente interesave amerikane.

Ky rast mund të sqarohet, nëse Departamenti i Shtetit nxjerr dosjet e tij për familjen Berisha dhe ushtron presion ekstrem ndaj qeverisë shqiptare dhe SPAK-ut për t’i ndjekur penalisht ata”, ka thënë ai.

Akuzat ndaj Evi Kokalarit

Më tej ai ka reaguar dhe për përplasjet që ka pasur me Evi Kokalarin, e cila është rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Berisha. Ai ka treguar detaje nga konflikti me të, teksa tregon se ka marrë dhe një letër. “Në fillim të janarit, vetëm pak ditë përpara se zonja Angelakis (a.k.a. Evi Kokalari) të “tërhiqej” nga politika shqiptare, mora një letër kërcënuese nga studio e saj ligjore që përmbante deklarata tipike kërcënuese.

Unë u përgjigja menjëherë duke shprehur pikëpamjen time se pretendimet e Angelakis për shpifje ishin të njëanshme, të kundërshtuara faktikisht dhe paraqisnin një anë të shtrembëruar të historisë.

Theksova gjithashtu se ajo shpifi me gënjeshtra dhe keqinterpretime, duke më quajtur psikopat, ndaj pyeta nëse ajo kishte marrë një diagnozë klinike për të mbështetur pretendimin e saj keqdashës. Avokati gjithashtu pretendoi se deklaratat e mia publike dhe private për Angelakis u konsideruan “fyese dhe përtej kufijve të mirësjelljes së përbashkët”.

Me kaq shumë fjalë, sugjerova që nëse avokati dhe klienti i tij do të donin të mendonin diçka që ishte vërtetë “fyese dhe përtej kufijve të mirësjelljes së përbashkët”, ata duhet të reflektonin mbi Angelakis që ka baltosur nënën time të ndjerë, Dritën, pasi ajo u shfaq, në një foto me Erion Veliajn”, është shprehur ai.

Më tej ai ka treguar se si mbeti i befasuar nga pajtimi që Kokalari i ka bërë firmës ligjore “Squire Patton Boggs”, teksa tregon raportin e nënës së tij me Evi Kokalarin. “Në thelb, unë shpreha mendimin tim se përdorimi i nënës sime në këtë mënyrë ishte një fyerje revoltuese dhe tejet hipokrite, duke pasur parasysh faktin se Drita ishte mjaft e sjellshme kur nuk e la Angelakisin në rrugë të madhe, por e mori dhe e strehoi në shtëpinë e saj kur ajo mbërriti për herë të parë në Amerikë dhe kishte në nevojë të dëshpëruar për të future kokën diku.

Marrja e një letre të keqe të kësaj natyre nuk më befasoi, por ajo që më befasoi është se nga të gjitha firmat ligjore, në të gjitha qytetet, apo në të gjithë botën që Angelakis mund të kishte gjetur, ajo zgjodhi Squire Patton Boggs, firmën pasardhëse të Patton Boggs.

Për ata që e kanë të njohur këtë emër, sepse Patton Boggs ishte firma që qeveria Berisha angazhoi për të këshilluar mbi privatizimet e ARMO dhe Albpetrol, dy nga asetet më të mëdha shtetërore të Shqipërisë”, ka shkruar ai më tej. Kokalari kërkon që drejtësia shqiptare t’i shkojë deri në fund akuzave ndaj Berishës.