osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gërdeci, Fatmir Mediu: Proces absurd, SPAK nuk ka asnjë bazë ligjore, nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë

Gërdeci, Fatmir Mediu: Proces absurd, SPAK nuk ka asnjë bazë ligjore, nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë

Fatmir Mediu nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV teksa ka folur lidhur me rihapjen nga SPAK të çështjes Gërdeci pas 13.5 vitesh nga kur kjo ka ndodhur deklaroi se përveç anës ligjore kjo çështje është përdorur edhe politikisht.

Sipas Mediut SPAK nuk ka asnjë bazë ligjore por e ka trajtuar në mënyrë të njëanshme. Teksa sqaron se kur SPAK vendosi hapjen e çështjes ka kërkuar vënien në dispozicion materialet e dosjes nga ajo, Mediu sqaron se kjo e fundit i ka kthyer përgjigje duke i thënë se nuk ka asnjë procedim penal apo hetim për Fatmir Mediun.

“Dua të sqaroj se SPAK është instrumenti i fundit që familjarët kanë përdorur për rihapjen e çështjes. Kjo ka qenë në proces si çështje. Përveç anës ligjore është përdorur dhe politikisht sa herë ka pasur fushata dhe ajo që të çon në mendje kur tentohet të hapet një proces lind pyetja sa bazë ligjore ka. Ajo që bën pas vendimeve pas formës së prere ku është baza ligjore.

SPAK nuk ka asnjë bazë ligjore por e ka trajtuar në mënyrë të njëanshme. Kjo nuk është çështje afatesh. Meqenëse u kërkua nga SPAK kam kërkuar të më vihen në dispozicion materialet dhe ata më thanë se nuk kemi procedim penal për Fatmir Mediun dhe se nuk je person në hetim”, tha ai.

I pyetur pse rihapet çështja ndaj tij pasi ka kaluar kaq kohë nga ngjarja Mediu shprehet se kur një çështje rihapet në mënyrë të paligjshme pas saj mund të fshihet një çështje personale por edhe politike. “Skam hyrë të afatetet e rihapjes së çështjes se nuk jam i fushës.

Por dua të theksoj se kur Mediu i është shmangur gjykimit? Kur ndodhi shpërthimi ka dhënë dorëheqjen, mori përgjegjësinë madje duke u përballur dhe me gënjeshtrat që montoheshin për mua. Që ditën e parë të dorëheqjes time kam deklaruar se nuk njoh imunitet dhe i kam çuar letër presidentit, prokurores së përgjithshme që jam i gatshëm që në çdo kohë të pyetem. Kemi kërkuar si maxhorancë në atë kohë heqjen e imunitetit po të isha fshehur pas imunitetit do ishte më e lehtë të merrnim një vendim se sa në këto rrethana shtyrje”, tha ai.