Më shumë se 200 mijë euro ka shpenzuar Gent dhe Elona Sejko për mobilimin e vilës luksoze në kompleksin rezidencial “Green Coast”, në Palasë, bëjnë të ditur burimet konfidenciale pranë Ekskluzive.al.
Për dijeni të pronarëve të vilave në kompleksin luksoz, pronë e oligarkut Samir Mane, të cilët nuk janë pajisur ende me një certifikatë pronësie, ju informojmë se i gjithë kompleksi është i ndërtuar në shkelje totale të ligjit. Rezidena është e gjitha “ndërtim pa leje”, pasi kompleksi është ndërtuar mbi truallin e disa pronarëve të tjerë, duke pasur zhvendosje 28 metra poshtë projektit fillestar dhe 65 metra majtas lejes së marrë, ndaj dhe shumica e pronave nuk janë të pajisura me certifikatë pronësie, edhe pse kompleksi ka vite që është ndërtuar.
Por kjo nuk e shqetëson aspak Guvernatorin e Bankës së Shqipëris Gent Sejkon, i cili e ka sistemuar gruan drejtoresh në “Tirana Bank” në pronësi të oligarkut Samir Mane, me një rrogë vjetore prej 50 mijë dollarësh dhe njëkohësisht është dhe kontrollori i kësaj banke, pra “xhandari” i gruas së tij.
Me sa duket Gentit kontrollet i kanë dal mirë, përderisa vetë oligarku e ka pajisur bashkëshorten e guvernatorit me një vilë, e cila sot vlen të paktën 1 milion euro. Për këtë vilën, Genti dhe Elona u gëzuan shumë që u bënë pjesë e rezidencës ku bashkë me ta jetonin në muajt e beharit edhe ministra, politikanë, gazetarë apo por edhe njerëz të botës së nëntokës!
Genti, edhe pse funksionar i lartë, as që pyeti fare që kompleksi ishte pa leje dhe në shkelje të ligjit, as që në të jetonin njerëz me të kaluar kriminale apo dhe kriminel… por menjëherë përqafoji fatin, pasi nuk mund të refuzonte dot ofertën e pronarit të gruas, i cili i dha një vilë, që 2 vite më vonë vlen të paktën 5 herë më shumë se çmimi fillestar…
Për ta kuptuar më mirë skemën, Gent dhe Elona Sejko (që e ka regjistruar vilën në mbiemrin e vajzërisë), blenë vilën 60/1 në Green Coast me vlerë 250 mijë euro dhe me një mobilim 200 mijë euro. Pra vlera e mobilimit të vilës shkonte pothuajse sa vlera totale e pronës. Vila 2 vjet më vonë papritur kap vlerën e 1.2 milion euro, jo vetëm për guvernatorin por kryesisht për të gjithë pronarët e vilave të kompleksit luksoz që e blenë “me të lirë”. Por asgjë nga këto nuk është e shkruar në deklaratën e pasurisë (Shih foto në fund të artikullit).
Gent Sejko është fqinj dhe me ish Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i njohur për allishverishet e tij, i cili u arrestua për vjedhjen e 713 milion lekëve nga Thesari i Shtetit dhe i shpallur më pas i pafajshëm nga padrejtësia. Komshi me Gentin është dhe ish ministri Financave Arben Ahmetaj, të paktën deri para 1 viti, para se ta përzinte gruaja për imoralitet dhe lidhje jashtë martesore, sepse Ben Tigri vilën e kishte të regjistruar në emër të të shoqes, njësoj si Genti.
Gent Sejko duhet të bëj kujdes duke e mbajtur pronën në emër të gruas, nëse hipotetikisht mund t’i shfaqet ndonjë krizë martesore mund të përfundoj me gisht në gojë dhe plazhin ta bëj në Golem, tek tokat e prindërve të tij. Por deri tani ai është pronar me 50% të vilës luksoze, të cilën e bleu për një çap bukë dhe sot vlen miliarda./Ekskluzive.al