Ministri i Jashtëm i deleguar, Gent Cakaj mësohet se ka filluar nga shkarkimet në Ambasadën Shqiptare në Greqi.
Sipas burimeve të gazetarit Shpëtim Zinxhiria, Gent Cakaj ka shkarkuar nga detyra ambasadoren shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari.
Kjo e fundit u përfol për skandalin e humbjes së pasaportave shqiptare dhe shpërdorimin e mijëra eurove për rikonstruksione në ambasadë dhe qiranë e shtëpisë së saj shumë të shtrenjtë në Athinë.
Gjithashtu mësohet se ministri i Jashtëm i deleguar, ka shkarkuar edhe konsullin shqiptar në Janinë, si edhe shumë ambasadorë të tjerë. Në ditët në vijim pritet formalizmi i urdhrave të shkarkimit të ambasadorëve.