Fevziu pasi denigroi protesten me te ftuarit në emision nga një mësues fshati, kryetar i PD dhe me gjoja studentë, drejtues te FRPD dhe LRI, nuk munguan dhe intrigat e mashtrimet, për të bërë show me prtestën.
Një nga studentet e pranishëm në studio, tha përmes mikrofonit të lëvizshëm në studio se “më vjen një lajm që Kryeministri Edi Rama dëshiron të futet në linjë”. “Nuk dua t’ia shoh surratin sepse s’kemi negociata me të”, shtoi.
Pasi ka komunikuar me regjinë, drejtuesit të emisionit i është konfirmuar se ka pasur një kërkesë të tillë nga ana e kreut të kreut të qeverisë. Blendi Fevziu ka pyetur studentet në studio nëse dëshironin që kreu i qeverisë të flasë përmes telefononit në një lidhje direkte.
Studentet thanë në korr “jo”.
“Sqaroje që s’ka”, porositi Fevziu ekipin e emisionit.
Më pas, disa prej tyre u shprehën se nuk kanë të bëjnë në emision negociata me Ramën, pasi nëse do të donin negociata, do ti bënin në një tjetër mënyrë më parë.
Ndërkohë, burime zyrtare nga kryeministria mohojnë që Rama, ka dashur të futet të një lidhje telefonike në emision dhe këto janë trillime të grupit Fevzi.