Sali Berisha në foltoren stallore të quajtur Kuvend garantoi diasporën dhe emigracionin se Shqipëria nuk do votojë më kurrë pa votën e tyre. Natyrisht kjo do ndodh dhe ka ndodhur sa herë që Berisha ka hypur në pushtet, pra flitet për një mashtrim prej ordineri.
Madje recitimet e tij rapsodike, nuk kanë asnjë bazë logjike por janë thjesht mallra konsumi, që tashmë janë grisur nga shumë përdorja.
Por më e pa ftyr¨de ishte gënjeshtra e paisjes së gjithë Kosovës me pasaport shqiptare gjë kjo e ndaluar me marveshje mes Shqipërisë dhe BE-së në kusjhtet e liberalizimit të vizave p¨reveçse në raste të veçant për qytetar të rëndësishëm si artistë ,sportisë figura politike dhe studiues apo shkencëtarë që përfaqësojnë kombin.
Por Berisha që e di shumë mirë nuk heq dorë nga zakoni i gënjeshtrës dhe mashtrimit duke i kthyer në përralla dhe barsaleta si rasti i gjoja padisë ndaj ndaj Blinken, avokati francezm, apo Sorosi që as nuk e di se është gjallë apo jo plaku askush Berisha
“Ne jemi një komb ku ¾ e shqiptarëve banojnë jashtë Shqipërisë, përveç Kosovës që kanë në shtetin e tyre dhe Mal të Zi, miliona shqiptarë jetojnë në Europë, SHBA, Afrikë, Alaska e kudo. Sot me gjithë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm Shqipëria mban një qëndrim ndaj tyre të ngjashëm deri diku me qëndrimin që mbante diktatura hoxhiste. Nuk i ndalon të vijnë në Shqipëri, por sot jemi vendi i vetëm në Europë që nuk i lejojmë të votojnë për vendin e tyre emigrantët, të marrin pjesë në votime siç votojnë bashkatdhetarët e të gjitha vendeve të tjera kudo që janë.
Në 2013 ne e dërguam ligjin për votimin e emigracionit dhe diasporës, Edi Rama nxori karton të kuq, do bojkotoj zgjedhjet. Unë garantoj diasporën dhe emigracionin se Shqipëria nuk do votojë më kurrë pa votën tuaj, se ne dhe ju së bashku do mbushim rrugët dhe sheshet e Tiranës për të drejtat e patjetërsueshme të shqiptarëve kudo që janë.
Shqiptarët kudo që janë do të kenë shtetësi shqiptare. Shqiptarët në Kosovë me një marrëveshje me qeverinë e Kosovës do të gëzojnë këtë shtetësi apo dyshtetësi njëlloj si qytetarët shqiptarë këtu apo në Kosovë”, tha Berisha.