osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Gaztorët e Oborrit, nga “pabuksa” në pronarë milionash që ‘mbajnë erë’

Gaztorët e Oborrit, nga “pabuksa” në pronarë milionash që ‘mbajnë erë’

Fati i çdo pensionisti në Shqipëri, por akoma më i dhimbshëm kur i bie edhe figurave të dashura të ekranit, të cilët pas qindra rolesh e duartrokitjesh nga spektatori, jo vetëm që nuk gëzojnë pasuri, siç do ta meritonin, por nuk u del as të shtyjnë muajin.

Por… Abrakadabra!

Ndoshta para dy vjetësh e as sot, Luftar Paja mund mos ketë para të blejë ilaçet, ama i biri është milioner. Dhe jo një milioner dosido, por një investitor strategjik. Nga ata që edhe vetë Qeveria u shtrihet ndër këmbë, u hap dyert, u fal pasuri e toka të lakmuara në bregdet e u thotë “bujrum e ju paçim sa malet”.

Pikërisht kështu! Gazi i vogël, ai aktori shtatshkurtër e vetullkalesh, i njëjti që deri para pak kohësh lutej për një paketë e kafe gratis, sot është milioner. I biri i Luftarit të nderuar, që gjithë jetën e vet ka luajtur 2-3 role në spektaklet televizivë të humorit, sot është investitor strategjik në bregdetin e jugut. Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro dhe në këmbim shteti shqiptar do ti japë 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort”.

Dhe gjejeni çfarë!

Kompania ortake e Gazit, “Startek”, në vitin 2017 aplikoi vetëm për të fituar të drejtën e ndërtimin të këtij resorti, por që nuk e bindi dot komitetin e investimeve strategjike. Kërkesa u kthye për plotësimin e dokumentacionit. Projekti u fitua dy vite më vonë vetëm kur në grup hyri Gazi dhe milionat e tij të eurove.

Po nga i gjeti 13.8 milionë euro Gazmend Paja? Luajti ndonjë rol të madh në Hollivud? Fitoi ndonjë çmim? Trashëgoi ndonjë pasuri?

Madje meqë po flasim për të, kur e keni parë për herë të fundit Gazmendin?

Duhet të ketë kohë me siguri. Ka qenë shumë i zënë duke luajtur Gaztorin e Oborrit. Nuk është kollaj të bëhesh investitor strategjik i 13.8 milion eurove.

Meqë jemi në këtë lëmë, po Bes Kallakun kur e keni parë për herë të fundit? Me siguri ia keni parë fytyrën në ndonjë cep videoje të postuar nga e shoqja, bukuroshja Xhensilë, në ndonjë resort luksoz andej nga Karaibet. Zor të kapet edhe Besi sepse ose është pas Xhensilës duke i paguar klipet në Paris, Honolulu apo Bali, ose është duke u marrë me biznes.

Po Besi nga i gjeti paratë për ti lejuar vetes jetën e luksit që bën? Si u nda aq rrufeshëm nga kolegët e vet të humorit dhe nga niveli modest ekonomik, për tu bërë Z. Bes?

Mos ka fituar ky ndonjë rol andej nga Hollivudi dhe ne nuk e dimë? Apo fitoi ndonjë trashëgimi në Fushë Krujë? Apo edhe ky me pensionin e Ijes?

Për këtë duhet të pyesim Edi Ramën apo Ilir Metën?

Sidoqoftë Besi nuk e ka marrë akoma statusin e investitorit strategjik, sepse është Gaztor i një tjetër Oborri. Tek Oborri i Ramës, Besi akoma nuk i ka futur të dyja këmbët. Ai po lutet ende për një rol të madh si kolegu i tij, Gazi. Për momentin Besi dhe Xhensila shijojnë drekat e darkat e Ilir Metës dhe luajnë…letra.

Me karta luan edhe Ermal Mamaqi, por të paktën mundohet t’i justifikojë disi. Burri i dashur i Amit ka me qejf oratorinë dhe i jep gojës nëpër ato mitingjet që të japin shpresë dhe optimizëm për jetën, për pjesëmarrjen në të cilat Ermali deklaron se njerëzit paguajnë nga 250 euro.

250 euro për të dëgjuar Ermalin! Zoti na ruajttë!

Por kështu të paktën Ermali justifikon ca të ardhura që dyqani i nusërisë së Amit nuk i mbulon dot. Gaztori tjetër i famshëm i Oborrit ka angazhuar të gjithë familjen për të mbledhur dhe justifikuar para që bizneset e ligjshme nuk munden. Dikur Ami përdori Ermalin, sot ndodh e kundërta. Përveç gruas, Ermali përdor edhe vëllanë, Ermirin. Ky i fundit “shquhet” si konsulent marketingu online. Term i vështirë për tu kuptuar me të parën, por këta Gaztorët janë shumë të lezetshëm. Ermali pra, është nga ata që me marifetet e veta magjike ti çon ndjekësit e rrjeteve sociale në qiell. Nëse ke 10 ndjekës, Ermiri dhe Ermali t’i bëjnë 10 mijë ose 10 milionë. Sa më shumë të paguash, aq më shumë ndjekës, pra “like”, ke.

Influencers i thonë në gjuhën moderne ose ministra të Edi Ramës.

Pyesni Kryeministrin për këtë punën e ndjekësve, like-ve dhe share-ve, se di ca më shumë për këtë sektor. Është specialist e shkuar specialistit që mbrapa i rrinë Gaztorët.

Këta Gaztorët e Oborrit që, a m’i do për humor, a m’i do për punë, a m’i do për miliona.

Të gjitha i bëjnë këta…/Pamfleti