osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazment Bardhi shpifës profesionist: Ja akuzat për vrasje dhe korrupsion që ka shkëmbyer me Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Ilir Metën!

Gazment Bardhi shpifës profesionist: Ja akuzat për vrasje dhe korrupsion që ka shkëmbyer me Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Ilir Metën!

Shpifjet dhe thashethemet janë talenti dhe aftësia që ka zbuluar së fundmi Gazment Bardhi. Këtij personazhi që e shet veten për jurist, i janë errësuar sytë e arsyes dhe kërkon me çdo kusht, me shpifje, gënjeshtra, thashetheme, dhunë, furtunë, e deri në apokalips të vlerave të demokracisë, të mbajë në lojë Sali Berishën që e lanë amerikanët pa parti, pa vulë dhe pa sigël.

Qëndrimi i tij kohët e fundit i la të gjithë pa gojë, jo vetëm opinionin publik shqiptar por edhe atë ndërkombëtar, pasi Bardhi ka shkëmbyer akuza të llahtarshme me Sali Berishën që kur amerikanët e futën në “listën e zezë” familjarisht me akuzat e korrupsionit madhor dhe minuesit të demokracisë. Gazment Bardhi nuk sulmoi vetëm Berishën, por edhe aleatin e tij Ilir Meta dhe besnikët e tij që i shkuan nga pas.

Gazeta “SOT” po sjell në vëmendje disa nga akuzat e rënda të Gazment Bardhit ndaj Sali Berishës dhe anasjelltas, akuza të cila komprometojnë rëndë aleancën e tyre të fundit Akuzat e Bardhit ndaj Berishës. Në fund për interesat e tij personale ai ka “gëlltitur” çdo akuzë. Ai nuk hëngri vetëm turpin me bukë, por i futi dhe një gotë verë nga prapa, sepse që kur është bashkuar me Berishën ka filluar të flasë përçart duke mohuar shumë nga sulmet që do të përmendim më poshtë.

Akuzat e Bardhit ndaj Berishës, Metës dhe besnikëve të tyre

(Janar 2022) Bardhi: Berisha është shtojcë e LSI në koalicionin “non grata’

“Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD. Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. “Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën.”

(Janar 2022) Bardhi: Berisha mashtrues, nuk e heq dot kryqin e zi amerikan

“Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berishës. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njeriu që ka humbur arsyen. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e Sali Berishës ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh. Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhën të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.”

(Janar 2022) Bardhi: 3 persona të dhunshëm në 21 janar 2011, krah Berishës në 8 janar

“21 janar 2011, kemi identifikuar 3 që kanë sulmuar Kryeministrinë. Ata ishin në krah të Sali Berishës në 8 janar kur sulmuan PD. I kam me emra. Kjo është e rëndë”.

(Janar 2022) Bardhi: Ka deputetë që dje e quanin vrasës, e sot janë në krah të Berishës

“Ka përpjekje të grupit të Berishës për joshur deputet nga grupi tjetër. Por ato kanë refuzuar se pavarësisht joshjes kanë zgjedhur parimet. Ke kolegë që sot janë në një qëndrim dhe befas shkojnë te Berisha. Ti humb besimin, ke procesverbale, që deputetë që sot janë krah Berishës, ato e quanin Berishës vrasës dhe sot janë krah tij, vetëm se duan të sigurojnë karrierën politike, ne nuk kemi hyrë në politik për të siguruar karrierën tonë politike

(Janar 2022) Bardhi: Berisha shoqërohet me vrasës

“Berisha është pakicë dhe nuk ka shans që partinë ta kthejë në bunker për kriminelët. Flet për banda të armatosura dhe vjen me trafikant droge. Flet për vrasës dhe vrasësit shoqërojnë Berishën. Petrit Mustafa shoqëron Berishën. Është I dënuar për vrasje me 17 vite burg. Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Berishës, por të Partisë Demokratike. Është në kërkim nga Britania”.

(Janar 2022) Bardhi: Berisha-Rama-Meta janë bashkë për të mbajtur Shqipërinë peng

“Njëri koordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng. Kushdo e ka të qartë se ata janë bashkë, se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Zgjidh Ramën dhe merr Berishën dhe Meten. Zgjidh Berishën e Metën dhe merr Ramën.

(Maj 2022) Bardhi: Babi i Zenit, njeriu i vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec

“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”.

(Maj 2022) Bardhi: Berisha përdori pushtetin për të pasuruar familjarët, tani do dhe PD

“Poshtërimi i vetvetes d.m.th të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde?”.

(Maj 2022) Bardhi: Berisha ka dërguar njerëz për t’i bërë presion gjykatës

“Njerëz të dërguar nga Sali Berisha kanë ushtruar presin mbi gjykatën. Deri dje thoshte ka ndërhyrë Rama, pastaj Yuri Kim, sot doli Veliaj. Nesër mund të dalë një emër tjetër. Gjykata ka pranuar të dërgojë në apel animimin e Alibeajt. Do të duhet në mënyrë të sinqertë atë që shumicë e kolegëve i prezantuan grupimit që i drejtohet zotit Berisha, platformën e bashkimit. Do të realizojmë atë platformë bashkimi. Nuk ka rëndësi çfarë titulli i jep vetes zoti Berisha. Demokratët do të ndërgjegjësohen se rruga ku ka hyrë një pjesë e PD është e gabuar”.

(Tetor 2022)

Bardhi: Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit

“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë.”

(Shkurt 2023) Bardhi: Nuk mund mbështes Berishën, ai hedh çdo ditë akuza mbi ambasadorët

“Nuk mund të jenë në krah të Berishës, që merr përditë çdo ambasador në Tiranë dhe nuk lë fjalë pa thënë për ta. Unë nuk e bëj kështu politikën, nuk e mbështes këtë lloj politike”.

Akuzat e Berishës dhe njerëzve të tij ndaj Bardhit

(Maj 2022) Berisha sulmon Gaz Bardhin: Dumani i qelisë mbron Dumanin e Partisë

“Fakti që pohon Dumani i qelisë me të cilin zgjodhi të mbrohet Dumani i Partisë vetëm sa provon më shume lidhjet e Bego Yarisit me bandën e cila kishte atë një anëtar të vetin. E verteta eshte se Dr Xhuvani u vra në përplasjen me arme të bandës elektorale të Taulant Bego Yaris me kundërshtarët politikë që mbështesnin PD. Perveç ketyre gjuha shkon aty ku dhembe dhembi! Dje Dumanit te parlamentit perveç Dumanit te qelise i doli zot edhe Gaz Bardhi bashkë përgjegjës në përgjakjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë Dr Xhuvani dhe te plagosur 4 të tjerë. Edhe reagimi i Bardhit ishte si klithma e atij që bërtet mos kujtoni se jemi ne përgjegjës për gjakun e derdhur në Elbasan. Ky është vetëm fillimi, më shumë do të dëgjoni!”

(Korrik 2022) Berisha akuzon Bardhin për vrasjen në Elbasan

“E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë Gaz Bardhi? E ngrita disa herë çështjen dhe ai heshti. Paplekaj kishte shkuar atje për Gaz Bardhin, jo për të atin. U krijua një komision parlamentar, sigurisht që çështja e Elbasanit do të hetohej gjer në një. Gaz Bardhi dhe cilido tjetër duhet të kërkonte hetimin e plotë se në qoftë se Paplekaj do të qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun, kjo nuk ishte vëtëmbrojtje. Por nëse në të vërtetë në drejtim po qëllohej nga dy gryka zjarri, ai s’kishte rrugë tjetër. Gaz Bardhi u zhduk. U ngrit komisioni, por nuk funksionoi asnjë ditë. E keni dëgjuar ju të protestojë ky zotëri për mbylljen e komisionit? Kur e merr tjetrin në ekip dhe ndodh kjo, do nxjerrësh përgjegjësinë tënde. Këta e braktisën Paplekajn, sepse donin të mbyllnin krimin shtetëror”.

(Maj 2022) Shkëlzen Berisha sulmon Bardhin

“Per hir te bashkimit mendoj se te gjitha emërimet në PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqatës se gazrave!”

(Maj 2022) Berisha hedh në sulm besnikët e tij kundër Bardhit pas sulmeve për Gërdecin

Bledi Kasmi: Ai nuk ishte postim i Gaz Bardhit se ai nuk di të shkruajë, ja kishte nisur Rama. Berisha thotë për emërimet që kanë qenë atribut i PD dhe tani nuk kemi emërime por kemi zgjedhje. Ky është ndryshimi. Shkëlzen Berisha ka qenë aktiv në forumin rinor, por ai është shkëputur s’ka lidhje me politikën dhe dikush i përmend emrin.

Eno Bozdo: Pse Gazment Bardhi përmend Shkëlzen Berishën dhe ç’i duhet kjo gjë. Nuk është hera e parë që Shkëlzen Berisha i kthen përgjigje atyre që i përmendin emrin.

Bardhi shpifarak profesionist

Përveç këtyre akuzave të llahtarshme që të dyja palët “i hëngrën me bukë”, Bardhi nisi shpifjet dhe me Lulzim Bashën. Edhe pse është jurist ai bën gabimin trashanik që e nxjerr një politikan të pamoralshëm. Nga letrat e protokolluara në KQZ, Lulzim Basha është kryetar i PD. Këtë gjë e vërtetuan dhe zgjedhjet e Kukësit, ku Kolegji Zgjedhor, Gjykata, KQZ dhe KAS njohën Bashën si drejtuesin ligjor të PD. Vetëm sipas llogarive të Bardhit, ky fakt nuk është i vërtetë. Pasi nuk i eci nga ana ligjore, Bardhi e uli më shumë “stekën” ku filloi të shpifte për përgjime dhe video për kryedemokratin, madje ka shkuar deri aty sa e ka akuzuar se ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Deklaratat e tij deri më tani kanë shkaktuar konfuzion, pasi si fillim tha që i ka blerë Basha, më pas tha i disponon kunati i tij. Bardhi nuk përmend në këtë mes që kunati i Bashës është një biznesmen dhe nëse i ka blerë paratë e tij i shfrytëzon si të dojë pa i kërkuar llogari ish-sekretarit të PD. Bardhi sulet menjëherë të sulmojë pa pritur deklarimet e Bashës në ILDKPI, të cilat do të pasqyrohen vitin e ardhshëm./SOT