Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën se është përfshirë në trafik droge.
Bardhi është shprehur se do të publikojë dokumenta të dosjes që sipas tij, u vodhën të dhënat në sistemin TIMS për të favorizuar vëllain e kryeministrit Rama.
Madje ai theksoi se vëllai i kryeministrit: “Olsi Rama duhet të jetë në burg për dosjen e Xibrakës. Kërkesa e parë ka të bëjë me një skandal të ndërhyrjes në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS.
Informacioni mbi të cilën është bazuar kërkesa, bazohet mbi një dokument zyrtar që është raporti i AMP-së. Pra, nuk bëhet fjalë për një thashetheme, por një ndërhyrje të paligjshme në TIMS dhe ne duam të verifikojmë se kush ka përgjegjësi për ndërhyrjen e paligjshme dhe deri në çfarë mase është ndërhyrë në sistemin TIMS për të propozuar dhe masa ligjore që në të ardhmen, një ndërhyje e tillë mbi të dhënat e qytetarëve, të merren masa ligjore.
A e di pse bllokohet kjo? Sepse nëse në të dhënat e sistemit TIMS nuk do të ishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të fshehur, ka një çështje që mbahet pezull në SPAK, ku vëllai i kryeministri shqiptar, Olsi Rama, për shkak të përkimit të të dhënave të TIMS, do të duhet të jetë në burg për dosjen e “Xibrakës”. Problemi i vetëm i Edi Ramës në këtë rast është që të dhënat dhe dokumentet do të bëhen publike më 14 dhjetor”, deklaroi ai.