osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Gazmend Paja dhe burri i Xhaçkës investitorë strategjikë, PS bllokon verifikimin e skandalit: PD kërkon të ngrihet komision hetimor

Gazmend Paja dhe burri i Xhaçkës investitorë strategjikë, PS bllokon verifikimin e skandalit: PD kërkon të ngrihet komision hetimor

Mazhoranca ka bllokuar kërkesën e PD për ngritjen e një komisioni të posaçëm për investimet strategjike.

Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, kërkuan verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik.

Por kjo kërkesë nuk është pranuar sot në Konferencën e Kryetarëve, duke treguar se PS i druhet zbulimit të skandalit me rastin e Gaz Pajës dhe burrit të Olta Xhaçkës.

Gaz Paja i “Portokallisë” doli befasisht investitor strategjik. Kompani e tij “Ecotech Energy Services” së bashku me kompaninë “Startek” do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro.

Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Ndërkohë “Pamfleti” ka publikuar dhjetra herë fakte se si Artan Gaçi, burri i ministres Olta Xhaçka është favorizuar gjithashtu si investitor strategjik.

Artan Gaçi ka përfituar 8 mijë metër katror tokë në Himarë. Konkretisht, për 8000 m2 tokë e plazh, që kanë marrë për resortin “Dreamades Luxury Suites” Gjilekë-Himarë, Artan Gaçi e Olta Xhaçka, kanë paguar 70 mijë lekë tarifë për shërbimet administrative dhe 15 mijë lekë, tarifë për menaxhimin e procedurave të investimeve strategjike.

Por në rastin konkret, dhënia e titullit “Investitor Strategjik” është bërë shkelje ligjore nga Agjencia e Investimeve ku Kryetar Bordi është vetë Edi Rama, pasi investitori strategjik duhet të ketë 50 milionë Euro kapitale dhe mbi 20 investime të ngjashme turistike në shtete të tjera.

Por edhe pse PS ka bllokuar verifikimin e procedurave, PD duket se do të shkojë një hap më larg. Mësohet se demokratët do të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor.

“Edi Rama rrëzoi sot kërkesën e PD për komision të posaçëm për verifikimin e procedurave për investimet strategjike, duke pranuar defacto se pasurinë publike e ka kthyer në plaçkë për miqtë dhe familjarët e tij.

Përpjekja për ti fshehur publikut aferat korruptive me ligjin e investimeve strategjike, ku ndër përfituesit është edhe familja e ministres Olta Xhaçka, do të dështojnë.

Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.

Nesër PD do të depozitojë kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, duke i hequr çdo mundësi Edi Ramës për të bllokuar transparencën dhe llogaridhënien me votat e non gratave të tij në Kuvend”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Nëse PS e bllokon komisionin hetimor, PD mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.