Sherri televiziv me deputetin Lefter Maliqi, nuk ka ndikuar aq mirë te gazetarja e njohur Eni Vasili.
Teksa ai i përmendi punën e re në administratë, moderatorja është përpjekur që të shuajë zërat që kanë dashur ta urojnë për detyrën.
Përveçse ka fshirë videon e emisionit nga kanali në You Tube dhe nuk gjendet asnjë regjistrim i asaj mbrëmje, Vasili nuk ka pranuar as urimet dashamirëse të fansave të cilët presin që ajo t’i përfaqësojë dënjësisht.
Ndërkohë, duket se Vasili ka zgjedhur të kundërpërgjigjet me një sërë mediash të cilat kanë nxituar të publikojnë një lajm se ajo ka pranuar këtë punë me kusht që të ofrojë eksperiencën e saj mediatike dhe jo për pagën.
Madje ata shkojnë më tej ku thonë se gazetarja ka rënë dakort që të paguhet vetëm me 100 mijë lekë të vjetra në muaj.
Vasili është zgjedhur së fundmi nga parlamenti me propozim të qeverisë si anëtare e Këshillit të Statistikave si përfaqësuese e medias.