Gazetarja e njohur nga Kosova, Arbana Xharra, ka reaguar ashpër pas vendimit të Ilir Metës për të mos dekretuar Gent Cakaj si ministër të Jashtëm.
“Hajduti i filmum me para në dorë, duke u korruptu thotë ky apo ai i ri nuk është i denjë për këtë apo atë post.
Ilir Meta është bandit.
Dhe kur thotë ky se filani s’bën ai duhet të jetë krenar se e ka thënë një hajn, një kriminel i zënë me peshk në dorë që shqiptarët kanë fatin ta kenë president.
Si plotë tjerë.
Shihi ti argumentet: mendime të ndyrshme nga qeveria shqiptare?!
Pse nuk u deshka me pasë Genti mendime ndryshe nga ata të tjerët që jargaviteshin pas serbit duke thënë taksa s’bën, e u premtonin grekëve uje dete e male. Hipokrit me 1000 dallavere”, shkruan ajo.