Njoftimi i bërë nga shkrimtari Arti Lushi shqetësoi opinionin publik, pasi ai shkruante se shkrimtari Ismail Kadare është në gjendje të rëndë shëndetësore. Por drejtuesi i shtëpisë botuese “Onufri” Bujar Hudhri rrëfen se Kadare është mirë dhe ndodhet në Durrës, në vilën e tij në Qerret. Menjëherë pasi lajmi i rremë mori dhenë, Lushi e ka fshirë këtë status. Ende nuk dihen motivet e këtij veprimi nga ana e poetit.
Gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në Instagram ka treguar se Kadare është “si kokrra e mollës” dhe se vetë ai është habitur nga ky lajm i pavërtetë.
“Një njeri i papërgjegjshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë fake news duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh është si kokrra mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë dhe një porosi për kolegët që nxituan të botojnë “lajmin”: verifikoni pastaj publikoni! Ja! Edhe vetë Ismaili hapi sytë nga lajmi 😄”, shkruan Beti Njuma.