osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetarja flet me revoltë ndaj politikanëve: Boll, lëshoni rend, ka 30 vjet që ju njohim, na keni kërdis jetën!

Gazetarja flet me revoltë ndaj politikanëve: Boll, lëshoni rend, ka 30 vjet që ju njohim, na keni kërdis jetën!

Shoqata e poetëve të vdekur!

Shkruan Kimete Berisha

Kur Ramush Haradinajn e çuan lidhur n’hekra më 2005, u mërzita edhe unë, bukur shumë. Një shoqe amerikane me të cilën punonim bashkë, më pa të pikëlluar dhe më tha shkurt: të kuptoj. Në zyrën tonë e sollën një serbe e cila e vuri në mur pranë tavolinës së punës portretin e një fëmiu dhe e shkroi me shkronja kapitale: Slobodan’.

Për dallim nga shkrimet, në jetën e përditshme ‘askush s’e di në të vërtetë, çka mendoj, çka ndjej dhe a më dhemb ndonjëherë koka’. Prandaj si kundërpërgjigje (jo nga patriotizmi, po nga inati), e bleva një flamur kombëtar, e vendosa në tavolinë. Kur erdhi zyrtarja amerikane në zyre dhe e pa flamurin, më këshilloi ta heq, më mirë tha, se çka nëse e vendos edhe ajo flamurin e Serbisë mbi tavolinë.

Nuk e dëgjova, le ta vendos, flamuri im qëndronte si armë e ftohtë mbi tavolinën time të punës, me shpresë se ia ‘vret’ sytë, ndërsa gruaja serbe filloi të fliste ngapak shqip, dhe nuk shkoi larg iku në Serbi bashkë me emrin Slobodan në murin e ministrisë.

U ula, e vura fotografinë e Carla del Pontes para vetes dhe e kërkova në çdo letër derisa i gjeta lidhjet e saj të korruptuara me politikën serbe. Në ‘Infopress’ (më 24 Janar 2008) e botova shkrimin ‘Kush do ta akuzojë Carla Del Ponten’. Me këtë shkrim, sipas informatave ‘brenda familjes’ u shërbye Rambo, por askush nuk u kujtua ta akuzojë Carla Del Ponten për bashkëpunim me politikën serbe për fshehjen e krimeve dhe gjenocidit serb, për shkeljen e ligjeve penale ndërkombëtare, duke e vënë drejtësinë në shërbim të politikës, siç praktikonin policë-prokurorë të Gestapos dhe KGB-së.

Dhe nuk e akuzuan, jo nga frika, po nga dembelia, ne ne nuk e kërkojmë drejtësinë veç nga përtesa, e lëmë për mukajet, dhe kështu dembelia na ka bërë imun ndaj padrejtësive.

(Pastaj Haradinajt i harrojnë ‘ të mirat’, sepse e kanë zanat, kujtojnë se gjithkush u ka borxh diçka, dhe më vonë, kur ka dalë nga burgu, dhe unë e kam shkruar ‘Letra e 13-të e Rambos’, dikush m’i ka shpërthyer katër rrotat e kerrit).

Jakup Krasniqi, i cili nga hoteli i Tiranës e shpalli mobilizimin e shqiptarëve për luftë, pa pasur armë (dhe në Dobërllukë atë natë (1999) u vranë mbi 100 djem e burra, sot krejt çfarë ka për të thënë për Carla Del Ponten thotë është ‘plakushe’.

Katundar i Balzakut.

Veç shqiptari e konsideron pleqërinë si moshë të turpshme. Veç ku ka shqiptarë (dhe katundarë serbë) kur do ta ofendojnë dikë i thonë ‘plak/plakë’, demek niveli më i ultë i njerëzimit.

Sado që Carla Del Ponte u ka bërë dëm të madh shqiptarëve, është i pakrahasueshëm me dëmin që u ka bërë Jakup Krasniqi shqiptarëve, duke i shpallë shqiptarët duarthatë të mobilizuar për luftë e duke i çuar në varr.

Carla del Ponte që është plakushe është normal, proces natyror, o ‘qikirush’, po nuk është normale ajo që ke bë ti. Sa herë të urrej më kujtohet fytyra jote në ekranin e shtabit të UÇK-së dhe jashtë ekranit djemtë dhe burrat e paarmatosur në luftë.

Por edhe Jakup Krasniqi e thotë të vërtetën kur bëhet fjalë për peshqit, kur ky konstaton se si ‘peshku i madh e ha të voglin’ por ama kjo nuk vlen veç për peshqit o emverist, se për shembull edhe majmuni i madh e ha të voglin e tij, edhe miu, edhe zvarranikët, krimbat, qeni, maca edhe enveristi i madh e ha të voglin.

Atë që e ka bërë Carla Del Ponte me krimet serbe ndaj shqiptarëve, duke i fshehur ato, atë e kanë bërë shqiptarët, duke i zhdukur gjurmët e krimeve të shqiptarëve ndaj shqiptarëve.

E LDK i lyp vrasësit e saj me pauza, veç kur vijnë zgjedhjet. Dhe pastaj kur ulet në pushtet, hesht. E që është edhe më keq, vetë fëmijët e babait të LDK-së janë bërë me arushën, e cila po ashtu, nuk e di Jakup Krasniqi që edhe ariu e ha të voglin e vetë.

Pas thënies legjendare New York Times-it, ‘Ne nuk kemi kapacitet të prodhojmë boeing-a, por mund të prodhojmë ajvar’, Skënder Hyseni sot kish konstatuar se ‘idea e Hashim Thaçit për shkëmbim teritoresh është fantastiko-shkencore’, demek aq e pamundur.

Është e mundur që toka të përfshihet nga apokalipsi, të bëhet kijameti e të zhduket, por s’qenka e mundur të shkëmbehen dy territore.

Pastaj ta mendosh se LDK është shpresa e Kosovës. Po boll, lëshoni rend, qe 30 vjet ju njohim, na keni kërdit jetën. Jeta të kërditet gjithqysh. Sidomos në rastet kur dëgjon ti nga RTK se si Oliver Ivanoviçin e ka vrarë gruaja e tij. Ai ka vrarë shqiptarë, atë e ka vrarë gruaja e tij, ndërsa Ramushi ka mbajtë një minutë heshtje për nje vrasës.

Njeriu harron se po jeton ‘me një armik në një jastëk’ derisa dëgjon lajme tradhtie. Unë sa herë dëgjoj këso lajme, e kujtoj Surën 64:14-16 të K’uranit që paralajmërom të kemi kujdes nga dashuria, ‘Në mesin e bashkëshortëve tuaj, familjarëve tuaj, i gjeni armiqtë më të tërbuar’. Por, e padite, s’e padite, njeriu i keq, përfundon keq.

– E sheh milionerin në pension, se si anipse me probleme të rënda shëndetësore, e thërrasin në seancë gjyqësore për vjedhje të rrymës. Ne fukarenjtë presim në rend për ta paguar rrymën, kurse ky psikopati që i vjedh shqiptarët dhe e ka helmuar Kosovën me ushqim e mallra serbe, lodrat e fëmijëve të helmuara, në vend se ti eliminojë, i shet me çmim më të lirë. Është deputet i Kuvendit të Kosovës që i helmon fëmijët shqiptarë me lodra kineze.

Por ti e sheh se sa keq përfundon njeriu i keq.

– E sheh ish kryeministrin e parë, se si e shërojnë me pare të shtetit, dhe në vend se ta respektoj dikush në pleqëri, ai rropatet gjyqeve për korrupsion i katandisur mes jetës dhe përtej saj. Se i ka vjedh paret e popullit për çlirim, prandaj nuk ua sheh hajrin. Kur e sheh se njeriu i keq ka fund të keq, bindesh, se vetmja gjë që ia vlen në jetë është të jesh i ndershëm.

P.S.

‘E kam pasur unë një shtëpi

Në oborr një qershi

E mbaj mend sikur fëmijë

Thonë e kanë mbjellë gjyshërit e mi’

Këto vargje të këngës më të re për Mitrovicën, të rrënqethin nëse je mitrovicali përtej urës dë Ibrit, por ama realiteti është se ne që kemi jetuar atje, kur kemi folë shqip në vetëshërbim, dispanzer e spital nuk na kanë kuptuar me mne razumem’. Ne kemi jetuar keq. Prandaj të vuash dhe të mallëngjehesh për Mitrovicën si vendlindje është shprehje masohizmi. Ne asnjëherë nuk kemi jetuar mirë atje. Por gjithmonë me frikë e me një këmbë në dhe e një mbi dhe.

Prandaj del fallcë vuajtja për Mitrovicën, sepse ëahtë ‘vuajtje politike’ e vuajtje politike nuk ka.

Si mos të jem (veç në këtë rast) me Hashim Thaçin për shkëmbimin e territoreve, kur ajo vendlindje na rriti me frikë dhe me zjarr.