osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetarja e revoltuar në Ditën e Pavarësisë: O mjeranë, mos u bëni idiotë të flisni keq për Ismail Qemalin, gëzoni festën se nuk jeni të përsosur!

Gazetarja e revoltuar në Ditën e Pavarësisë: O mjeranë, mos u bëni idiotë të flisni keq për Ismail Qemalin, gëzoni festën se nuk jeni të përsosur!

‘Lumturia publike’ shprehet me fjalë të bukura, si sot, pa pasur nevojë me prishë festën, si ato plakat që qajnë në dasëm dhe defatores ia ndal defin. Gëzimi, humori dhe muzika janë engjëjt që na ruajnë nga çmenduria. Prandaj, mos u bë idiot me fol keq për Ismail Qemailin e Isa Boletinin. Ata ishin ‘frajera’, prandaj jemi followersa të tyre.

Dashamiri i vdekjes në festë! Shyqyr që s’na pyet kush, se krejt të ndamë ishim kanë, një shqiptar-një shtet, as kozmosi, as planetet s’na kishin dalë boll. As yjet s’do të kishin qenë siç janë më larg njëri-tjetrit se ne.

Neve, si ktyneherë kur i kanë martu gjinën, s’i ka pyet kush a e po t’pëlqen, a po ta mbush synin, po ua kanë gjet burrin e gruan, e nuk i kanë leju m’i pa as në foto, se nuk e ka pas kush gajlen e dashnisë, po qysh m’u shtu e me punu, me mbijetu e me pshtu pa na humb fara.

Dhe koha dëshmoi masandej se si dashnia është luks, pa të cilin krijohet familja dhe se si martesat ‘me msit’ i mbijetuan secilit problem, u plakën gjinja bashkë tuj jetu, pa pasur nevojë të duhen mes veti.

Përpara shqiptarët nuk e kanë pretenduar lumturinë, as s’kanë pasur ide që njeriu duhet me qenë i lumtur. Dhe u pa që kanë qenë të mençur, s’kanë lyp ‘lumturi’, se e kanë ditë që s’ka. Kur filluan shqiptarët me zgjedh dhe me dhënë mendime mbi jetën dhe dashurinë, askush s’mbet i lumtur dhe u pakësuam në numër.

Sot në ditën e ‘lumturisë publike’, për shkak se janë dashamirë të vdekjes dhe ‘nekrofilë’ (të Fromit) sheh shqiptarë që si pacovat që lypin mut në terr gjejnë nëpër arkivat e vdekjes ku janë e ku s’janë mendime dhe thënie të errta për ta prishur gjithqysh lumturinë publike, për ta vdekur dhe për ta vrarë Festën e sotme të Flamurit.

Ata janë dashamirë të vdekjes dhe nuk e dinë se njeriu nuk mund t’ia prishë tjetrit festën pa ia prishë vetes. Që thënë ai tipi ‘të jesh i zemëruar është sikur ti ta pishë helmin e të presësh nga ai në të cilin je i zemëruar, të vdes’. Të flasësh më 28 Nëntor keq për Ismail Qemailin është shprehje e nekrofilisë (dashurisë tënde ndaj vdekjes dhe shuarjes), sepse sot është festa e dashurisë ndaj jetës.

S’ka njeri ideal, as Ismail Qemali s’ka qenë pejgamber (se edhe me dasht me qenë njeriu i përkryer nuk të lënë hallku se shumica janë vegjëli dhe mëkatar), edhe Ismail Qemaili si krejt njerëzit ka qenë njeri, prandaj sot s’është fjala për njerëz të shenjtë por për njerëz normal që kanë bërë punë të mëdha, pa e përjashtuar mundësinë që kanë bërë edhe mëkate të vogla, si krejt dynjaja prej se ekziston.

‘Nekrofil’ sipas Fromit është ai njeri që e dashuron vdekjen, e nxin festën, e nxin jetën, që flet veç keq, që thërret ‘rroftē vdekja’ kur flitet për dashurinë ndaj jetës, që flet për vdekjen bash atëherë kur lind dikush, që flet veç për të kaluarën dhe për vuajtjet dhe kurrë nuk sheh dritë as diell në fjalët e tij.

Armik i jetës është nekrofili, dashnor i jetës është biofili. Është gjynah mos me lexu ‘Nokrofia e biofilia’ të Fromit ashtu siç është humbje e madhe për atë që nuk e ka lexu ‘Mbi mllefin’ të Senekës.

Sepse, ‘nekrofil’ mund të jetë edhe prindi yt, që të mëson ta urresh jetën, të urresh njerëzit, të mos i besosh askujt, ta duash veten dhe ekskuzivisht veten, t’ia kalosh edhe Narcisit me çmenduri, dhe të shohësh veç zi e terr në jetë. Dikush edhe brekët i vesh të zeza, aq shumë ia përjashton mendja dritën.

Sot na tregojnë se si ‘patriotizmi është streha e fundit e zullumçarëve’, dhe nuk e thonë sepse nuk e dinë se Samuel Johnson e kishte fjalën për patriotizmin e rremë të ministrit-patriot William Pitt dhe njerëzve të tij, e jo për patriotizmin në përgjithësi, se përndryshe s’ka kuptim të jesh kundër dashurisë ndaj atdheut, patriotizmi është dashuria që e ruan dhe e mbron shtëpinë dhe atdheun tënd nga furtuna, nga hajnat, nga vrasësit dhe nga tradhtarët.

Ata që lexojnë veç quotes (thënie) dhe që lexojnë fjalorin si roman, ta teshin me këtë thënie idiote, anipse jetojnë në atdheun ku Adem Jashari me krejt familjen e dha jetën për ta. Sipas tyre, çdo kush që e ka dhënë jetën për liri është subjekt i Samuel Johnson. Prandaj meritojnë të përbuzen.

Sot gjen gazetarë e ‘intellektualë’ të pëshurrt që s’kanë lexu gjë në jetët e tyre, flasin si ekstremistë fetar (pa vetëdije flasin) e thonë se si të jesh patriot është ‘keq’ apo t’i mësosh fëmijët ta duan atdheun e tyre është ‘keq’.

Pahtim që myslimanët radikalë s’kanë se si ta konvertojnë përkatësinë e tyre kombëtare shqiptare në arabë; mirë që feja ndërrohet por përkatësia kombëtare jo, se përndryshe ku me ditë çka ish ba me ne. Dashuria duhet të jetë lënda kryesore në shkollë. E para dashuria ndaj lirisë dhe pavarësisë; e dyta dashuria ndaj njeriut. Sepse s’mund të jesh njeri pa qenë i lirë dhe i pavarur.

‘Lumturia publike’ shprehet me fjalë të bukura, si sot, pa pasur nevojë me prishë festën, si ato plakat që qajnë në dasëm dhe defatores ia ndal defin. Gëzimi, humori dhe muzika janë engjëjt që na ruajnë nga çmenduria. Prandaj, mos u bë idiot me fol keq për Ismail Qemailin e Isa Boletinin. Ata ishin ‘frajera’, prandaj jemi followersa të tyre.

P.S. Shuj e gëzo festën, o mjeran, se askush prej nesh, kurrë s’ka qenë i përsosur. Por, disa na kanë nxjerr nga robëria, dhe prandaj i quajmë heronj. Aq sa kanë mundur, kanë bërē. Urdhëro ti, tregoje veten kush je, askush s’të ndal tē bëhesh hero. Por Liria nuk krijon heronj. Do të na bashkojnë, pa na pyetur, se na njohin… 🇦🇱❤️