Gazetarja e njohur nga Kosova, Arbana Xharra, ka reaguar ashpër pas anulimit të festivalit të organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj, në Prishtinë.
“Asnje ngjarje ne vitete e fundit nuk ka pase vemendje mediale nderkombetare me te madhe sesa Festivali “Sunny Hill” ne Prishtine.
Dua Lipa eshte nje prej kengetareve me te famshme boterore e cila nuk heziton asnjehere te permend Prishtinen, Kosoven, e me mburrje te tregoje se eshte shqiptare.
Vendimi per te zhvendosur kete festival nga Kosova per shkak te neglizhimit te qeverise se Kosoves eshte skandal.
Dua eshte e Prishtines, “Sunny Hill” eshte “Bregu i Diellit”, ky festival i duhet Kosoves, turp per Qeverine e Kosoves”, shkruan ajo.
“Krejte ngjarjet haram po anulohen! Koncerti i Duas tash Beer Fest…Kosova shteti me i ri ne Evrope (Lindje e Mesme) e Ballkanit”, vijon Arbana, duke ironizuar kështu flirtet e Albin Kurtit me myslimanët radikalë, që janë kundër festive dhe alkoolit.