osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetaria e “Like”-eve që po shkatërron gazetarinë dhe shoqërinë

Gazetaria e “Like”-eve që po shkatërron gazetarinë dhe shoqërinë

Nga Mentor Kikia

Bota ka ndryshuar. Madje kjo e jona(bota e medias) është përmbysur. Rrjetet sociale dhe shpërthimi i teknologjisë i ka ndryshuar realitetet mediatike. Kur doli në skenë TV, botuesit e gazetave u tronditën. Por ajo nuk kishte qenë asgjë para tronditjes që tashmë ka pësuar jo thjeshtë forma e medias, por mbi të gjitha cilësia e saj.

Të mos zgjatemi. Madia online është sot më masivja. Me e thjeshta dhe më e depërtueshmja. Shpesh ndeshemi me pyetjen, nëse e kërcënon online-i median tradicionale apo jo? Unë mendoj se media sociale, më shumë se në formë, median tradicionale e kërcënon seriozisht në përmbajtje. 

Çfarë shkruhet dhe çfarë përhapet sot përmes këtyre “mediave”? Shumë pak informacion i nevojshëm, shumë pak kulturë, edukim, shumë pak media dhe shumë, po shumë, llum. Në këto media pothuajse nuk ka standard informacioni, nuk ka filtër redaktimi sa i takon përmbajtjes së “lajmit”. Ka vetëm një njësi matjeje për suksesin e lajmit. LIKE! Kush merr me shumë klikime e pëlqime është lajmi më i mirë. Por çfarë përmban ai, çfarë informacioni përhap? Ah, jo, kjo nuk ka fare rëndësi. “Stresi publikon foton e re me Kallash”- superlajm. 

Media tradicionale nuk mundi të qëndrojë lart, si një standard që të “orientojë” median online, përkundrazi, u ndikua edhe ajo nga etja për të tërhequr lexues, në kushtet kur konkurenca dhe sigurimi i financimeve është një betejë në xhungël.

Por cili është dëmi që po pësojmë? 

Mendoj se janë dy më të rëndët. Shkatërrimi i gazetarisë dhe shkatërrimi(keqedukimi) i shoqërisë. Joseph Pulitzer, më shumë se një shekull më parë, ka thënë: Nje shtyp cinik, mercenar, demagog, me kalimin e kohës do të prodhojë një popull po aq të ulët sa vetja e vet.

Të mos habitemi, me etjen për lexues, ne po ndikojmë aq fort në shkatërrimin e kësaj gjenerate, sa nuk do të ketë gjykatës ta na ndëshkojë në të ardhmen.