Gazetari, prezantuesi dhe autori i disa programeve televizive, Edi Oga, ka reaguar ashpër kundër zv/ministrit të ri të Arsimit, Taulant Mukës.
Oga në një postim në Facebook, ka treguar një status të Mukës një vit më parë ku kishte nota të forta kritike kundër qeverisë, që tani është pjesë e saj.
“E pyeta në privat për motivet, por nuk m’u përgjigj.
Shkencëtari duket as nuk e percepton dot gravitetin e veprimit që ka kryer.
Kaq e shijshme të jetë për të kjo kockë?
E vetmja shpresë që kisha, se të rinjtë e shkolluar në perëndim do të sillnin ndryshim në mentalitet, mu shkërmoq nga ky veprim i pakualifikueshëm.
Të rinj të mençur që keni studiuar jashtë, nëse ktheheni për t’u bërë zv/ministra të një qeverie që doni ta rrëzoni, ju kam dhj**ë mu në diploma!”, shkruan ndër të tjera prezantuesi.