Taylor Swift ka filluar turin e saj ‘Reputation’ dhe performancat që ka zhvilluar deri tani kanë ndezur skenat në çdo vend të botës.
Me hitet e fundit, ajo ka sjellë emocione të jashtëzakonshme. Por sigurisht orët e gjata në skenë, e kanë bërë këngtaren të djersisë.
Pas përfundimit të njërës prej performancave këngëtarja është intervistuar nga Greg James, gazetar i BBC.
Sapo e takon të djersitur dhe njëkohësisht të lodhur nga performanca, Greg nuk nguron t’i vejë në dukje faktin se duhet të lahet, por Taylor nuk u mërzit fare nga ky takt i të komunikuarit.
Me sportivitetin që e karakterizon Swift i thotë gazetarit: “Ke të drejtë, duhet të lahem”. Fansat që e kanë parë videon janë irrituar nga këto odendime në drejtim të këngëtares, ndaj nuk janë kursyer në komente.