“Nuk jam shqiptar, jam kosovar”, ka qenë deklarata e gazetarit Vullnet Krasniqi në një lidhje direkte me studion e Euronews Albania, përcjell Gazeta Online Reporteri.net. Nga kjo deklaratë e Vullnetit ka ngelur e habitur moderatorja e emisionit.
“Në ka një deklaratë që më ka shokuar është kjo, dhe ishte hera e parë që e dëgjoja në jetën time”, tha moderatorja. Ai u shpreh se shumë njerëz mendojnë se janë kosovar e jo shqiptarë, por shumë pak guxojnë ta thonë një gjë të tillë për shkak të paragjykime që mund të marrin.
Shiko videon më poshtë:
“Ka shumë që mendojnë që janë kosovarë dhe jo shqiptarë, por pak e thonë. Kjo ndodh për shkak të gjykimit shumë të madh që ndodh, sidomos me dhënë një deklaratë të tillë më 28 nëntor, nuk është shumë e përshtatshme për ‘patriotët’”- theksoi ai.
Tutje moderatorja ka vazhduar duke thënë se për të ishte shokuese ta dëgjojë një deklaratë të tillë.
“Ishte shokuese dhe tronditës, edhe sikur ta kisha dëgjuar mes miqsh”, përfundoi moderatorja.