osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetari italian Stefano Marcelli: Molotov…Për sa kohë do të gjeja në kutinë e votimit vetëm këtë alternativë edhe unë do të votoja Ramën….gjithë jetën!

Gazetari italian Stefano Marcelli: Molotov…Për sa kohë do të gjeja në kutinë e votimit vetëm këtë alternativë edhe unë do të votoja Ramën….gjithë jetën!

Nga Stefano Marcelli

Ai njeri i shenjtë Martin Luther King thoshte: “Ajo që më frikëson nuk është dhuna e të këqijve, por indiferenca e njerëzve të mirë”.

Kjo frazë më vinte në mendje, teksa mbrëmë po shikoja debatet televizive për protestën e opozitës shqiptare. Ndërkohë që në video kalonin pamjet surreale të demonstruesve, që hidhnin bomba molotov kundër ndërtesave të institucioneve shqiptare dhe ndaj policëve, që në fakt shërbyen si objektiva të këtij agresioni të stilit kryengritës, komentuesit me autoritet (mendoj ishin të tillë) diskutonin me qetësi ngjarjet.

Shumica mbrojtën të drejtën e shenjtë për të hedhur shishe ndezëse dhe për të shkatërruar qendrën e qytetit, duke dënuar hedhjen e gazit nga Policia.

Madje njëri prej këtyre zotërinjve deklaroi se “protesta politike nuk është protestë nëse nuk përdor dhunë”.

Nuk e di se në cilin libër ai zotëri ka studiuar rregullat e demokracisë apo ato të politikës në një vend demokratik. Për të mbështetur tezën e tij ai dha shembullin e Parisit, ku dhuna shpesh ka arritur nivele shqetësuese në demonstratat masive. Por harroi të thotë se dhuna nuk u ushtrua kurrë nga partitë opozitare apo sindikatat franceze, por nga grupe pak a shumë të mëdha njerëzish të dhunshëm, të cilët përdorën demonstratat politike për të shkatërruar bankat dhe dyqanet.

Një parti politike, në një demokraci, demonstron për të arritur objektiva politikë, si pezullimi i një mase të marrë nga qeveria, ose miratimi i propozimit të saj. Dhe këtë e bën në mbështetje të veprimtarisë parlamentare të të zgjedhurve të saj.

Grupe të tilla si “Casseurs” franceze, apo “Black Block-u” gjerman, që kanë si projekt të vetëm politik përmbysjen e sistemit dhe dhunën si instrumentin e tyre të vetëm të veprimtarisë politike, sigurisht që nuk përfaqësojnë forcat opozitare të cilat nuk e paraqesin veten si alternativë politike ndaj asaj në qeverisjen e vendit.

T’u japësh legjitimitet politik atyre që u vënë flakën ndërtesave institucionale dhe hedhin bomba molotov është njësoj si t’u njohësh legjitimitetin demokratik grupeve terroriste ose në çdo rast forcave të natyrës kryengritëse dhe antidemokratike.

Ju siguroj se në çdo demokraci perëndimore, në rastin e demonstratës së djeshme, Policia do të kishte ndërhyrë me vendosmëri dhe se sot, hedhësit e bombave të molotovit dhe shkatërruesit e qendrës së kryeqytetit do të siguroheshin të qëndronin në arrest në pritje të gjykimit.

Thuhet se duhet shmangur konfrontimi për të parandaluar degjenerimin e situatës dhe pasojat më të këqija në të ardhmen. Pa dyshim që mund të ndodhë. Pas djegies së karrigeve para Parlamentit dhe hedhjes së bombave molotov në zyrat e institucioneve, ndjekësit e Sali Berishës mund të mbërrijnë herën tjetër të armatosur në demonstratë. Nga ana tjetër, disave prej tyre u ka ndodhur të kenë qëlluar para një qendre votimi.

Ashtu si Black Block, Berisha dhe PD-ja e tij tashmë veprojnë vetëm nëpërmjet dhunës. Ata si unë që vijnë nga Evropa nuk e kuptojnë dot se cili është propozimi politik i PD-së dhe kreut të saj. Ndoshta premtimi i autobusëve falas? Apo mosndëshkimi i anëtarëve të Partisë Demokratike nga veprimet gjyqësore që kanë prekur prej kohësh anëtarët socialistë të Qeverisë?

Kujtojmë se ish-mjeku personal i Enver Hoxhës vjen nga nomenklatura e regjimit që përdori dhunën politike si mjet për të qëndruar në pushtet për 70 vjet. Dhe se, në qeverisje, Berisha i privoi shqiptarët nga të gjitha pasuritë e tyre me operacionin e Piramidave, ndjekur nga një periudhë lufte civile.

Le të themi gjithashtu se dy Sekretarë të rëndësishëm të Shtetit si ata të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe e shpallën atë dhe familjen e tij “persona non grata”, duke e akuzuar për korrupsion dhe bashkëpunim me krimin. Me ato molotov mos vallë Berisha do të donte të siguronte certifikatën e virgjërisë?

Është e vërtetë, pushteti i Edi Ramës është i shfrenuar, por ai mbështetet nga një shumicë prej 73 deputetësh, e fituar nga 48 për qind e votës popullore. Me pak më shumë se 30 për qind të votave dhe boshllëkun politik, Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, apo duke i shtuar edhe pjesën tjetër opozitare me Ilir Metën në krye, sigurisht që nuk mund të paraqiten si një alternativë e besueshme ndaj PS-së dhe liderit të saj.

Ndërsa Berisha vazhdon t’i bie muzikës së vjetër të dhunës, Rama vitet e fundit ka udhëhequr këtë zhvillim të egër dhe të çrregullt të një Shqipërie, e cila me gjithë problematikat, rritet së bashku me standardin e jetesës së qytetarëve të saj.

E ndërsa Berisha dhe Partia Demokratike shfaqen bosh në skenën e brendshme dhe krejtësisht të izoluar në skenën ndërkombëtare, Rama e ka udhëhequr këtë vend të vogël, të injoruar gjithmonë nga ndërkombëtarët, të jetë një aktor gjithmonë i vogël, por i njohur në politikën rajonale.

Nëse Sali Berisha cilësohet si “persona non grata” nga të mëdhenjtë e botës, Rama i kënaq dhe i qetëson.

Sigurisht, Rama është një kryeministër ballkanik dhe, si shumë prej kolegëve të tij, ai lartëson defektet e tij personale në ushtrimin e rolit politik, duke shkuar shpesh përtej kufijve të zakonshëm të maskës institucionale.

Mund të thuhet gjithashtu se kjo Shqipëri e tij ka shumë defekte, duke filluar nga një kufi shumë i paqartë mes botës së krimit dhe shoqërisë civile. Por në këtë ajo përputhet me situatën në shumë vende ish-komuniste, jo vetëm në Ballkan.

Shpresojmë që ky zhvillim që deri tani ka qenë kaq i çrregullt dhe i egër do të çojë në respektimin e rregullave, një ekonomi më solide dhe gjithashtu një jetë më të pjekur dhe më efektive demokratike në të ardhmen.

Duke pritur që kjo të ndodhë, inteligjenca shqiptare mund të fillojë të dënojë dhunën dhe të mos e legjitimojë atë në TV si shprehje e politikës demokratike.

Fatmirësisht shqiptarët janë më të zgjuar se komentuesit e tyre politikë dhe mes kthimit në të kaluarën e përfaqësuar nga Berisha dhe Meta dhe zhvillimit kaotik (por paqësor në jetët e njerëzve) të drejtuar nga Edi Rama, ata do të zgjedhin patjetër këtë të fundit me shumë gjasë.

Në demokraci, duke votuar, nuk zgjedh partinë apo liderin tënd ideal, por më pak të keqin (dhe të rrezikshmin) nga ata që të propozohen.

E thënë shkurt, nëse Berisha është e keqja absolute, Rama është e keqja relative, që megjithatë e çon këtë vend përpara.

Berisha dhe PD-ja e tij janë mbështetësit kryesorë të Ramës dhe të PS-së. Për sa kohë një plak grabitës dhe kokteje molotovi kundërshtojnë politikat e kësaj qeverie, qeveria do të mund të flejë e qetë.

Për sa kohë do të gjeja në kutinë e votimit vetëm këtë alternativë të vetme, edhe unë do të votoja Ramën….gjithë jetën.