Analiza e gazetarit italian, ish-korrespondent i CNN, i cili lançoi edhe televizionin privat ”Agon Channel” në Shqipëri.
”Nuk duhet të na bëjnë përshtypje imazhet, kjo nuk është një revoltë spontane kundër pushtetit, por një protestë e organizuar në kuadër të luftës së pamëshirshme ndërmjet dy partive kryesore”.
Kështu thotë Alessio Vinci, gazetari italian, i cili ka punuar për një kohë të gjatë në Ballkan si i dërguar i CNN duke mbuluar shpërbërjen e Jugosllavisë, luftën në Kosovë dhe arrestimin e Milosheviçit, për të lançuar më pas një televizion privat në Shqipëri për llogari të një biznesmeni italian.
Nuk ka asnjë lidhje, pra, me revoltat e fundit të viteve ’90 kundër Sali Berishës?
”Më shumë këtë situatë do ta krahasoja me luftën mes demokratit Sali Berisha dhe socialistit Fatos Nano. Edhe akuza për korrupsion kundër kryeministrit Edi Rama është një déjà vu ashtu si çdo gjë në Shqipëri. Krahasuar me fundin e viteve ’90 situata ka ndryshuar totalisht, pasi gjatë atyre viteve një gazetar që hynte në vend rrezikonte jetën, ndërsa sot e presin me një tufë me lule”.
Pra, protestat nuk do të zgjasin?
”Jo, sepse janë të organizuara dhe jo fryt i një lëvizjeje spontane. Të mos harrojmë që ky është një vend që është mësuar ta shprehë kundërshtimin e vet me akte të dhunshme”.
Çfarë e shkaktoi situatën e tensionur dhe përplasjen e djeshme?
Problemi është se Shqipëria është shumë e ngadaltë në transformimin e saj dhe gjithçka kalon përmes marrëveshjeve të mëdha. Për sa kohë ekziston një ekuilibër mes dy partive ka një paqe në dukje. Aktualisht, si kryeministri Edi Rama ashtu edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë socalistë. Të dy bashkë janë shumë aktivë në rrjetet sociale, pranë të rinjve dhe modernë. Ndërsa demokratët kanë akoma Berishën, që të gjithë e quajnë ”gjyshi në pension”. Lulzim Basha është vetëm një kukull e Berishës.
Shqipëria po përgatitet për fillimin e negociatave për anëtarësimin e saj në BE; Cilat janë pengesat?
Vendi ka burime të mëdha natyrore, brigje të bukura, të krahasueshme me Sardenjën tonë, ku është e vështirë të shkosh. Ka potencial të jashtëzakonshëm, por mungon totalisht infrastruktura dhe asnjëra nga dy partitë kryesore nuk do që tjetra të marrë meritën se ka bërë hapa përpara.
Mbetet shqetëues problemi i korrupsionit. Shtrohet pyetja se përse ky fenomen nuk është ç’rrënjosur ende në këtë vend kaq të vogël?
Kryeministri Rama e ka mendjen tek anë tarësimi në BE.”Rama kërkon hyrjen në Europë, por pa e zbehur imazhin e Shqipërisë, që është një vend shumë krenar përpara Perëndimit. Herët a vonë, anëtarësimi në BE do të jetë i pashmagnshëm”.
https://www.corriere.it/esteri/19_febbraio_16/vinci-non-rivolta-popolare-albania-resa-conti-partiti-947fd006-322f-11e9-852c-5b9cfb7b87c6.shtml?refresh_ce-cp