osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetari i panjohur habit me parashikime! Nesër do ketë arrestim deputetësh…

Gazetari i panjohur habit me parashikime! Nesër do ketë arrestim deputetësh…

 Trashëgim Sokolaj, një gazetr i padëgjuar që sot promovohet nga Arturi si “specialist”, thotë se paralajmërimi i Ramës për arrestime të tjera ditën e mërkurë është i vërtetë.  Sokolaj foli edhe për arrestime të mundshme deputetësh.

Sokolaj: Deklarata e kryeministrit më rezulton të jetë e vërtetë. Kryeministri mesa duket ose merr dijeni për shkak të detyrës ose ka një kuriozitet për këto punët e policisë. Nesër ose në ditët në vazhdim mund të ketë jo vetëm arrestime por edhe kërkesa drejtuar parlamentit për heqje imuniteti.
Sokolaj zbuloi më tej se “dy persona janë arrestuar sot në mbrëmje në zonën e Shijakut”. Gazetari bëri një përmbledhje edhe të operacionit “Vol-vo 4”, ku tha se arrestimet janë frut i bashkëpunimit me policinë gjermane.

Sokolaj: Është një operacion që është kryer gjatë tre ditëve të fundit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e shtetit mbi bazën e hetimeve të filluara me 28 dhjetor 2016. Ka më tepër se dy vite që hetohet.Ky hetim është kushtëzuar nga disa episode që kanë qenë surprizuese për vetë prokurorët dhe efektivët e policisë.Këto dy episode janë deklarimet që ka dhënë dhe provat e mbledhura nga policia gjermane në lidhje me personin e arrestuar atje për 613 kg kokainë, prova të ardhura nga policia gjermane gjatë muajve të fundit.

Kanë qenë në Shqipëri jo vetëm kryehetues, por edhe krerët e drejtorisë së krimit të organizuar dhe policisë gjermane për disa ditë me rradhë. Arrestimet janë frut i bashkëpunimit me policinë gjermane. Elementi tjetër që ka ndikuar në këtë finalizim ka qenë dhe laboratori i heroinës në Has që është identifikuar javët e fundit dhe policia dhe prokuroria kanë lejuar një sasi droge të lëvizë nga Hasi në drejtim të Durrësit për të parë rrjetin e personave të implikuar në këtë histori. Janë 44 urdhër-arreste, deri në orët e drekës së sotme policia ka dhënë 27 persona të arrestuar.