Gazetari Adriatik Doçi ka bërë me dije se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kaluar sot në pikën kufitare të Kakavijës në orët e para të mëngjesit.
Pas lajmit të publikuar në gazetën TemA për pushimet luksoze ne ishullin grek çifti ndërpreu pushimet dhe u kthyen urgjent në atdhe.
Hoteli luksoz në Skiathos, Greqi i ndërtuar në formën e vilave ka çmimet më të shtrenjta në zonë. Çmimi mesatar i një dhome është 630 euro.
Postimi i plotë:
Monika Kryemadhi ka kaluar në orën 20:10, ditën e shtunë, në Kakavijë, me këtë makinë luksoze, të cilën nuk e ka deklaruar në ILDKPKI.
Mbrëmjen e së shtunës është akomoduar në Elivi Hotel, në Skiathos-in e Greqisë, aty ku ishte edhe Ilir Meta.
Çmimi mesatar i një dhome në këtë resprt është 630 euro.
Këtu duhet llogaritur edhe dhoma e shoqëruesit, në emërin e të cilit është bërë pagesa, pasi për të mos lënë gjurmë dhe prova për SPAK-un, marrin edhe një të besueshëm me vete, duke përdorur emrin e tij për të mbuluar shpenzimet.
Pasi doli lajmi në gazetën Tema, janë kthyer gjatë natës me urgjencë në Sarandë nga Kakavia.
Fotoja e Monikës duke kaluar në Kakavi datë 28 gusht 2023, ora 20:10.