A ishte e tepruar masa ndaj Erion veliajt? Kush është Nesti Angoni dhe a ka ardhur koha që SPAK të lërë rrugën represive me masat e sigurisë ndaj zyrtarëve. Këto tema u analizuan sot në emisionin “Frontline” në Report TV të moderatores Marsela Karapanço.
Të ftuar ishin gazetarët Anri Bala dhe Flogert Muça, ish-prokurori Ervin Karanxha, ish-deputeti Halit Valteri dhe avokati Edmond Petraj
Anri Bala hodhi dyshime te Nesti Angoni, duke vënë në dukje se Veliaj është kërcënuar dhe fyer në masën e sigurisë nga prokurori dhe në audio gjendet fjala ‘ndyrsirë’. Jo vetëm kaq, por edhe për prokurorin Dado ngriti dyshime për të kaluarën e tij universitare, teksa shtoi se Dado është i njëjti prokuror i Jorgo Goros dhe i Erion Veliajt.
“Problemi është se si sillen në gjykata me qytetarët, terrorin që përjetohet. Madje edhe te presionet, audio, debatet, fyerjet, shumë mirë mund të dëgjohet edhe fjala ‘ndyrsirë’ që prokurori i thotë Veliajt në masën e sigurisë, mjafton pak teknologji dhe të dëgjohet mirë. Edhe rasti i Nesti Angonit me lind pyetja se çfarë është ky, femër, mashkull apo hermafrodit.
Kemi edhe rastin e Strasburgut me kritikat për masat shtrënguese. Olsi Dado ka hetuar edhe rastin e kryebashkiakut Jorgo Goro dhe financierja te Goro është e njëjtë me atë të Ajola Xoxes.
Është një Adela Kondakçiu mos është kjo financier që raporton te Olsi. Olsi Dado duhet të na sqarojë nëse kursin e pas viteve 90-të e ka ndjekur atë kursin në Greqi që pretendon, pasi në atë kohë ka pasur operacione “fshesa”, më janar-mars 1993 kur Dado pretendon se ka mbaruar Filozofi” madje sipas dokumentave ai vazhdonte studimet në pra ishte e pamundur të shkëputeshe për kurse disa mujore duke ndërprerë studimet universitare.