osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetari Artan Hoxha zbulon porositësin e ngjarjes së rëndë në Shkodër: “Truri” i këtij atentati e ka ndjekur gjithë “spektaklin” nga ekrani

Gazetari Artan Hoxha zbulon porositësin e ngjarjes së rëndë në Shkodër: “Truri” i këtij atentati e ka ndjekur gjithë “spektaklin” nga ekrani

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka dhënë alarmin pas ngjarjes krminale, që tronditi paraditen e sotme qytetin e Shkodrës, ku u vra në atentat kushëriri i Arjan Ferracakut, Fatos Ferracaku, dhe u plagos një tjetër, duke thënë se pas saj fshihen vrasës me pagesë, ndërsa ‘truri’ i këtij atentati ka ndjekur gjithë spektaklin kriminal nga ekrani.

Artan Hoxha ka bërë një pasqyrim të situatës në qytetin verior, ku shkruan se objektivi ka qenë Fatos Ferracaku, një njeri pa asnjë problematikë në të shkuarën, djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait të biznesmenit Arjan Ferracaku i vrarë më 1 shtator 2018, në zonën e Livadheve.

Më tej, gazetari shton se viktima të krimit po bien qytetarët e pafajshëm, ndërsa bën një lutje drithëruese që Zoti të mos ketë mëshirë për këta vrasës, që po derdhin çdo ditë gjak të pafajshëm.

“Shkodra eshte goditur serish nga nje vrasje e ndodhur ne nje nga zonat me te populluara te qytetit ku ka mbetur i vrare Fatos Ferracaku dhe eshte plagosur Fatmir Mehaj.

Te dhenat e para flasin se objektivi i atentatit ka qene Fatos Ferracaku, nje njeri pa asnje problematike ne te shkuaren, pervec faktit se eshte djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait te biznesmenit Arjan Ferracaku i vrare me 1 shtator 2018, ne zonen e Livadheve…

Mekanizmi i atentatit me dy autore me motorr, njeri prej tyre qitesi, dhe pas ngjarjes motorri digjet ne periferi te qytetit tregon se seriali i vrasjeve ne Shkoder i nisur me 15 korrik 2018, me ekzekutimin e Boran Bercanes dhe bashkeshortes se tij Silvi Ndocaj, eshte ne vijim e siper.

Jo me larg se mbreme e pyeta live kryeministrin se ne Shkoder pavarsisht nga goditja e grupit Bajri nuk eshte zbuluar asnje nga 6 vrasjet dhe 2 personat e zhdukur pa lene gjurme, gjate veres se ketij viti.
Pergjigja qe mora ishte:”Kriminelet kokat hengshin”…

Por atentati i 1 shtatorit 2018, ndaj biznesmenit krejtesisht te pafajshem Arjan Ferracaku qe ngriti Shkodren me kembe, te madh e te vogel, dhe ngjarja e sotme te markata e peshkut ne Rus, tregojne qarte se viktima te krimit po bien qytetaret e pafajshem….

Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar…

Ngushellime familjeve te viktimave ne Shkoder. Per fat te keq lutja e vetme per shprese i shkon zotit, “mos ki meshire per ata qe skuqin rruget e Shkodres me gjakun e qytetareve te pafajshem”…”, shkruan Hoxha.