Një debati ashpër në studion e News24, ku po diskutohej situata politike në vend dhe si do të ndikojë lirimi i Sali Berishës nga masa e arrestit shtëpiak, detyroi kreu e PDK-së, Nard Ndoka të largohej nga emisioni.
Debati u zhvillua mes Ndokës dhe gazetarit Anri Bala, ndërsa kreu i PDK-së tha se “Edi Rama s’dëshiron kushte të barabarta, ai dëshiron bandat”. “Edi Rama do grupet kriminale në krah, liderin e opozitës në burg”, tha Ndoka.
Bala në reagimin e tij tha se Edi Rama kërkon që lideri i opozitës të ishte jashtë, ndërsa u shpreh se PD për të arritur qeverinë teknike kërkon aleancë te Kryeministri.
Ndoka në ndërhyrjen e tij tha me ironi se edhe Ilir Metën, Edi Rama e do jashtë, edhe pse e mori zvarrë në rrugë.
“Po na e shet Edi Ramën sikur të jetë Zoti. Kush ia la atij qeverisjen, Kristaqi”, tha Ndoka, duke shtuar “ky është debat folklorik” duke harruar se qeverinë i’a la votuesi shqiptarë.
“Po si qenka debat folklorik ky, ai ka mandatet në Parlament”, tha Bala. Qeveria teknike krijohet kur humbet mazhorancën, jo se doni ju.
“Ky është debat kot, çfarë të flasim me këto, më mirë ta mbyllim emisionin”, tha Ndoka, duke u larguar nga studion e News24. Në largim e sipër, kreu i PDK-së tha se “nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë p*rdhët e këtyre, muhabete kot”. që natyrisht Nardi kapet ngushtë kur askush nuk i dëgjon p*rdhët e tij.
Në vijim, Bala tha se në nuk kam asgjë personale me ty por ju nuk keni argument dhe në zgjedhje Edi Rama do përdorë tezën se opozita është kundër SPAK, kundër reformës në drejtësi, por duke dhënë prova se drejtësia nuk është e tij pore shqiptarëve.