Gazetari i Shqipitarja.com, Adriatik Doçi, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për padinë që gjykatësi Gjin Gjoni ka ngritur kundër tij një viti më parë. Sipas Gjonit gazetarët kanë cënuar nderin dhe personalitetin e tij me anë të një artikulli të publikuar nga gazetari.
Statusi i plotë i Adriatik Doçi:
Dua t’i them Gjin Gjonit se nderi i burrit nuk blihet me para. Ndjesë miqve për fjalorin, por me paditë e tua në gjykata unë fshij b… Sikur të bësh nga një padi çdo ditë, nuk më tremb asnjë grimë sepse kam bindjen se jam në anën e drejtë.
Atë artikull do ta botoja edhe një mijë herë të tjera. Vetingu është prova. Vetingu nuk është as short, as shkollë plepash, as manovër procedurale dhe as varkë politike.
Nëse do t’i shpëtosh Vetingut, unë do të kërkoj falje publikisht për përhapje të informacioneve të pavërteta. Nëse nuk do t’i shpëtosh Vetingut, siç unë kam bindjen, dorëzoja shtetit pasurinë e padrejtë.