osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetari Adriatik Doci me fakte të reja: Ja detajet tronditëse nga videoja e Ilir Metës që mban peng Sali Berishën që nga viti 2015, aty shfaqet Shkëlzeni duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit

Gazetari Adriatik Doci me fakte të reja: Ja detajet tronditëse nga videoja e Ilir Metës që mban peng Sali Berishën që nga viti 2015, aty shfaqet Shkëlzeni duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit

Gazetari i njohur, Adriatik Doçi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka zbuluar detaje të forta për personazhe “VIP”, si presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzenin.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Doçi ka nxjerrë detaje tronditëse nga videoja e Ilir Metës që mban peng Sali Berishën që nga viti 2015, aty ku siç thekson gazetari në intervistë, shfaqet Shkëlzeni duke bërë pazare në zyrën e ish-ministrit Dritan Priftit.

-Zoti Doçi, ka ndonjë informacion nëse Ahmetaj ka fituar statusin e strehimit politik?

Është një proces i gjatë që zgjat zakonisht por ka aplikuar por nuk e di sa do ta besojnë autoritet zvicerane duke parë përndjekjen e pretenduar të tij. Një përndjekje e tillë si të tij do ta dëshironte çdo shqiptar, pra të menaxhosh paratë e shqiptarëve për gati 10 vite.

-Edhe Ahmetaj për pastrim parash akuzohet apo jo?

Ahmetaj akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion. Janë tre vepra të rënda penale por më e rëndë është çështja e pastrimit të parave që rrezikon deri në 15 vite burg. Është bërë një hetim dinamik dhe siç tha dhe vetë Ahmetaj deri te perdet e pllakat e banjos ku janë marrë në pyetje dhe janë koordinuar dëshmi që përputhen me provat e tjera e deri te pastrueset e kompanitë ku janë blerë pllakat e banjos.

-Ilir Metës do t’i sekuestrohet pasuria…

Ligji anti-mafia që është miratuar në 2009-ën po zbatohet aktualisht për Ilir Metën për shkak të akuzës për korrupsion, sepse ka akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Është bërë një ndryshim i rëndësishëm që ka kaluar pa vëmendjen e duhur para disa vitesh ku është përfshirë dhe vepra e korrupsionit prandaj bëhet lufta shumë e madhe kur është ndonjë akuzë për korrupsion që bëhet dhe hetim pasuror.

Ky është dhe halli i tij dhe nëse hetimi pasuror që po bën SPAK-u do të konstatojë që këto pasuri nuk kanë burim me para të ligjshme do të kalohen në sekuestrim dhe më pas në fazën e dytë e cila është dhe përfundimtarja, atë të konfiskimit, e cila kalon me vendim gjykate. Dhe jepet vendimi i gjykatës së shkallës së parë e nëse gjykata e Apelit konfirmon se këto pasuri janë të paligjshme, i konfiskon dhe i kalojnë automatikisht shtetit dhe mund të përfundojnë siç përfundoi apartamenti i Adriatik Llallës që u kthye në qendër sociale dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe apartamenti në Gjirin e Lalëzit të konfiskohet dhe të kthehet në qendër sociale që të jetë një simbol i luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.

-Ka një lloj përpjekje të Ilir Metës për t’u kapur pas doktorit kur thotë që do vete te ai burri, te i madhërishmi, ndërkohë doktori nuk flet për Ilir Metën. Mos ka një çarje mes tyre?

-Unë kam parë një tendencë nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për të krijuar perceptimin (por nuk besoj se është e vërtetë) e një flirti ditët e fundit me Edi Ramën, kur Kryemadhi tha se kemi biseda përtej politikës dhe Ilir Meta tha se e fal Ramën por nuk i fal tradhtinë kombëtare për shitjen e detit. Ne nuk kemi parë nga kjo qeveri e cila mund të jetë shumë e korruptuar por nuk kemi parë një akt që të fal territore Greqisë, por aktin e bëri Berisha. Dhe ai i cili ka mbrojtur më shumë marrëveshjen e Sali Berishës me Greqinë është Ilir Meta. Dhe madje ka ngarkuar njerëzit e tij në Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur këtë marrëveshje si të ligjshme, si të thuash.

Po tenton të krijojë një lloj perceptimi në publik sikur po bën një lloj flirti me Edi Ramën dhe meqenëse nuk po merr një sinjal në publik ka vendosur të shkojë dhe të këndojë poshtë ballkonit të Saliu Berishës. Mirëpo dhe vetë Sali Berisha po e shikon si një kosto shumë të rëndë politike e po mban një lloj qëndrimi ku po distancohet duke mos bashkuar hallin e tij me hallin e Ilir Metës.

Nëse Berisha po akuzohet për një episod korruptiv ku i ka dhuruar dhëndrit ish-pronën Partizani, Ilir Meta është nën hetim për pastrim parash dhe akuza të tjera si korrupsion, fshehje pasurie e ka edhe disa dosje e procese të tjera të hapura. Nuk besoj se Berishës i intereson që të bashkojë bashkë hallet dhe të vazhdojnë luftën kundër SPAK-ut. Mos harrojmë që Ilir Meta e shantazhin herë pas here Sali Berishën, që në 2015-ën ku nisi sulmin politik ku e akuzonte se e ka porositur vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufi, ndërkohë Ilir Meta iu përgjigj duke e kërcënuar nga publikimi i një video të Shkëlzenit, besohet se është një video ku Shkëlzeni paraqitet te Dritan Prifti për të kërkuar favor për të bërë pazare me pasuritë dhe paratë publike.

Kjo video nuk është bërë publike por e ka parë një rreth i ngushtë gazetarësh në rrethet politike, nuk është publike pasi Berisha u tërhoq dhe reflektoi pas shantazhit që i bëri Ilir Meta, dhe mbase e kishte seriozisht këtë lloj shantazhi dhe mund ta publikonte pasi në një seancë plenare u caktua vendosja e monitorit ku do të publikohet videoja në mes të Parlamentit dhe befas u tërhoq pasi palët gjetën gjuhën e përbashkët. Që nga viti 2015 nuk ka patur më një përplasje mes Berishës dhe Metës, por duket se doktori nuk është shumë komod për t’u njësuar me të.

-Keni qenë një ndër denoncuesit e inceneratorëve dhe përfshirjes së Arben Ahmetajt në këtë aferë. Madje kenë bërë akuzën që Arben Ahmetaj është pronari i inceneratorit të Tiranës e madje i të gjithë inceneratorëve. Mua më duhet të besoj sepse Arben Ahmetaj menjëherë e kapi çështjen dhe e ktheu duke thënë se është Erion Veliaj pronari i inceneratorit të Tiranës. Nga një punonjës i Agjencisë së Pronave të Sekuestruara, më tha se Elbasani është eficent, Fieri po bllokohet vetëm për 10% që duhet paguar aparaturave që po kanë ardhur në doganë por nuk po i paguajnë pasi kanë frikë të hedhin firmën ndërkohë personeli i specializuar ka ikur jashtë. Po bëhet një gropë mbi gropë, mund të jetë një aferë korruptive por po humbasin edhe ato lekë që janë hedhur realisht. Ndërkohë Arben Ahmetaj dha një intervistë dhe u zhduk e nuk po duhet më. Si po zhvillohet si çështje kjo dhe këto personazh në ç’pikë janë?

Çështja e inceneratorëve është një aferë korruptive por unë kam thënë disa të vërteta që i fshihen publikut për të treguar të vërteten e plotë mbi këtë histori. Dhe e vërteta është që Arben Ahmetaj ishte pronar faktik i inceneratorëve, ishte personazh që Edi Rama ia besoi, siç i besoi financat e shqiptarëve për 10 vite, i besoi lekët e pandemisë, i besoi rindërtimin, i besoi privatizimet, i besoi ministrinë e Financave, Thesarin, Doganën, Tatimet e gjithçka në anë ekonomike në Shqipëri ia besoi.

I besoi dhe çështjen e inceneratorëve dhe unë e kam thënë dhe para se të dilte dosja e SPAK-ut që Arben Ahmetaj ishte pronari faktik i dy inceneratorëve të Elbasanit, pra të inceneratorëve në tërësi. Edi Rama e falenderoi Arben Ahmetajn kur u bë inaugurimi i inceneratorit të Fierit, që tha falënderoi këtë nga Gjirokastra dhe zgjidhi qesen, pra këto janë faktet që do të thotë se ia besoi këtë proces.

Arben Ahmetaj dhe sipas dosjes së SPAK-ut, është investuar në lëvrimin e lekëve dhe është kujdesur që gjithçka të shkojë mbarë për incemeratorin e Fierit dhe të Elbasanit. Tani doli që tha, unë kam kundërshtuar financimin e inceneratorit të Tiranës. Pyetja është se kur lejoi financimin e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit, pse ndaloi financimin e inceneratorit të Tiranës, a nuk ishin të tre inceneratorët në financim me para publike? Kjo do të thotë se janë prishur rrugës në pazare dhe ka dalë jashtë sofrës së interesave për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Dhe duke dalë jashtë kësaj, ka bashkëpunuar me Ilir Metën për të ngritur kauzën me gjysmë të vërteta të inceneratorëve. Mënyra si është zbatuar ky projekt ka probleme e cila është konstatuar dhe nga SPAK-u.

Këto njëherë kanë thënë si afera më e madhe e shekullit, njëherë kanë thënë 140 milion euro e pastaj e kanë çuar shifrën deri në 1 miliardë euro. Hetimi i SPAK-ut ka nxjerrë disa milion euro te Tirana dhe katër milion euro te inceneratorët e tjerë, që besohet se janë më shumë evazion fiskal sepse nga hetimet ka rezultuar që një pjesë e kompanive ka kthyer paratë mbrapsht dhe ngre dyshime të forta që këto kanë dashur të bëjnë evazion fiskal dhe për të përfituar me TVSH-në, që është një abuzim dhe duhet të ndëshkohet kjo gjë.

Së dyti, SPAK ka bërë dy raporte, ka kontraktuar ekspertë të besueshëm e të licencuar për të bërë një auditim vlerësim financiar të dy inceneratorëve, të Fierit dhe të Elbasanit. Dhe ekspertët kanë konstatuar në fund që paratë publike që kanë dalë nga thesari i shtetit për të shkuar në këto projekte, kanë shkuar dhe janë zbatuar në mënyrë korrekte.

Është investimi të inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit por nuk janë vënë në punë për shkak të hetimeve dhe frikës për të firmosur, edhe elementeve të luftës politike brenda mazhorancës që mund të kenë penguar diku që të vihet në punë inceneratori i Fierit. Te inceneratori i Tiranës është një histori tjetër edhe për shkak të hetimeve dhe për shkak të kontratës që parashikon ndërtimin e inceneratorit në vitin 2026.

Çështja e dherave është një çështje më e komplikuar por jo sikur paraqitet nga këto si afera e shekullit. Inceneratori i Tiranës nuk është ndërtuar sepse në kontratë është parashikuar në 2026-ën, besoj se nuk do të zbatohet afati për shkak të hetimeve, të bllokimit, sekuestrimit dhe konfiskimit. Por është një kontratë që mund të shkojë dhe në arbitrazh nga pronarët. E ka thënë dhe kreu i SPAK-ut që ne rrezikohemi që pala kontraktore të na çojë në arbitrazh.

Sot çështja e inceneratorëve po përdoret sot nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, besoj që Meta ka qenë i pa kënaqur nga pjesa që ka dashur të marri sepse inceneratorët kanë nisur në 2014-ën dhe ky u kujtua ta denoncojë si çështje në 2020-ën e besoj që është një prishje pazaresh e po përdoret në mënyrë shumë abuzive nga krahu tjetër i Rithemelimit që kushdo që ka një hall me SPAK-un, thotë që kam denoncuar aferën e inceneratorëve.