Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Durrësit në kuadër të turit “Bashkia që Duam” foli për një takim që kishte pasur sot me disa gazetarë italianë me interes për zhvillimet politike në Shqipëri. E kanë pyetur se çfarë ofron Shqipëria. Kryeministri Rama ka dhënë një përgjigje ironike për protestën e PD-së.
“Më thanë gazetarët italianë çfarë ofron Shqipëria? I thash ofrojmë edhe protesta, kujt i qëllojnë pushime me të enjte në mes mund të vinë tek parlamenti dhe të shohin si zhvillohet një proteste, kujt i qëllon një datë tjerët muaji shohin bulevardin me protestë.
Por zhvillohen si një furtunë në gotë dhe jo siç i keni parë ju në fotografitë e artikujve që shoqërojnë protestat që ndodhin këtu, janë protestues profesionist, punonjës bashkish që nuk i shërbejnë qytetarëve në rast se agjencia turistike i nis për protestë”, tha Rama.