osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazeta prestigjioze greke i kushton artikull: Tragjedia në Shqipëri afroi më shumë shqiptarët me grekët

Gazeta prestigjioze greke i kushton artikull: Tragjedia në Shqipëri afroi më shumë shqiptarët me grekët

Një ekip shpëtimi nga Greqia i cili kërkon të mbijetuarit në rrënojat e një ndërtese pas tërmetit në Thumanë. Thonë që në një moment nevoje ju mund të mbështeteni vetëm te Zoti ose te fqinji juaj.

Kjo thënie u konfirmuan këtë javë kur Shqipëria u godit nga tërmeti më i ashpër që Ballkani kishte përjetuar prej dekadash. Greqia ishte vendi i parë që i dërgoi ekipe të ndihmës dhe kërkim-shpëtimit.

Ishte një reagim i menjëhershëm nga një popull (dhe udhëheqja e tij) nxitur nga kuptimi i thellë se dhimbja nuk ka kufij.

Grekët shpejtuan për të vënë në dispozicion të fqinjëve të tyre veriorë personelin më me përvojë në rast fatkeqësish të tilla dhe pajisjet moderne teknike më të zhvilluara.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përcolli aeroplanët grekë që transportuan ekipet e specializuara të emergjencës civile në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ndërsa Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ishte zyrtari i parë i huaj që vizitoi qytetin bregdetar të Durrësit, i cili u godit më shumë dhe qëndroi pranë kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e ekipit të reagimit ndaj katastrofave natyrore EMAK punuan pa u lodhur në nxjerrjen e të mbijetuarëve nga rrënojat.

Të gjitha këto imazhe patën një ndikim pozitiv në shoqërinë shqiptare. Nga ana tjetërn aktet e solidaritetit nuk diktoheshin nga ndikimi politik dhe diplomatike.

Ndërkohë, ndihma për zonat e goditura nga tërmeti do të vazhdojë edhe pasi ekipet e kërkim-shpëtimit grek janë larguar.

Ngjarjet si tërmeti që ra në Shqipëri, kur kombinohen aktet e sinqerta dhe solidariteti, mund të kenë një efekt ndërlidhës në marrëdhëniet me njëri-tjetrin si dhe në marrëdhëniet diplomatike.

Kështu stereotipet janë copëtuar, paragjykimet janë dobësuar dhe komunitetet afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Në vitn 1999, grekët iu përgjigjën me solidaritet dhe mbështetje turqve pas tërmetit shkatërrues në Izmir.

Turqit ia kthyen nderin grekëve vetëm disa javë më vonë ku një tëmret i madh goditi Athinën.

Ngjarjet tragjike solidarizuan dhe afruan dy vendet me njëri-tjetrin, kohë kjo e cila u njoh në histori si ‘diplomaci sizmike’.

Gjatë asaj kohe marrëdhënia e kësaj ‘diplomacie sizmike’ u udhëhoq nga Ministri i Jashtëm grek George Papandreou dhe homologu i tij turk Ismail Cem.

Këtë herë, tragjedia në Durrës dhe në zonat përreth tij afruan më shumë me njëri-tjetrin shqiptarët me grekët dhe kjo ndjesi nuk duhet që të humbasë.

Të dyja palët duhet të përfitojnë nga kjo situatë sensibilizimi në mënyrë që të rregullojnë marrëdhëniet e ngrira bilaterale, të cilat janë peng i një keqkuptimi të ndërsjelltë. / Gazeta greke Ekathemerini