osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazeta më e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Kosovën e pret “izolim diplomatik”! Raportet me Perëndimin më të këqija se kurrë ndonjëherë!

Gazeta më e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Kosovën e pret “izolim diplomatik”! Raportet me  Perëndimin më të këqija se kurrë ndonjëherë!

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull “përplasjeve” ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian lidhur me disa nga çështjet që kanë të bëjnë me veriun e vendit të banuar me serbë etnikë.

Në artikullin e shkruar nga gazetarët gjermanë Michael Mertens dhe Thomas Gutschker që titullohet “S’ka më miq?”, theksohet “çarja” në raportet mes Kosovës dhe Perëndimit, për shak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga kryeministri i vendit për uljen e tensioneve në veriun e territorit të banuar me shumicë serbe.

Takimet me përfaqësuesit kosovarë në Bruksel dhe në disa shtete anëtare që ishin planifikuar për këtë javë janë anuluar, tregojnë burime diplomatike të FAZ-it, ndërsa vendimi përkatës ishte marrë të martën në Komisionin për Politikë dhe Siguri.

“Të gjitha shtetet anëtare përfaqësohen nga një ambasador. Komisioni i BE-së tani do të ngrijë programet me Kosovën, veçanërisht si pjesë e nismës së investimeve miliarda euro për Ballkanin Perëndimor. Është hera e parë që Unioni vepron kundër Prishtinës në këtë mënyrë. Duhet izolim diplomatik”.

Thelbi i pakënaqësisë evropiane dhe amerikane ndaj kryeministrin Kurti, sipas gazetës gjermane, qëndron në refuzimin e tij për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, për të cilën ishte rënë dakord qysh në në vitin 2013 në Bruksel.

Ajo që veçse ishte paralajmëruar prej kohësh tashmë pritet të bëhet realitet – Kosova rrezikon të futet për herë të parë në mesin e shteteve të pakta që janë nën sanksionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ashpërsia e të cilave parashihet të rritet varësisht rrethanave.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka ndarë me shtetet anëtare një pjesë të “skicës” për disa nga “masat shtrënguese” të cilat do të ndërmerren ndaj Kosovës, nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për uljen e tensioneve në veri.

Gazeta kujton se Perëndimi kishte aplikuar sanksione politike dhe ekonomike ndaj ish-Jugosllavisë për shkak të shkeljes masive të të drejtave të njeriut në Kosovë. Por, askush s’e ka parashikuar se bota perëndimore do të kercënonte me sanksione kosovarët – viktimën e asobotshme – pas çerek shekulli.

“Për gati një çerek shekulli – që nga përfundimi i fushatës ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë së despotit serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1999 – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë pasur angazhime të mëdha ushtarake, ekonomike dhe politike në Kosovë”.

“Pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 nuk do të kishte asnjë shans për sukses. Për dallim nga Afganistani, angazhimi perëndimor në Kosovë ishte gjithashtu mjaft i suksesshëm”, thuhet në artikullin e FAZ-it.