osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Gati prangat për Ilir Metën, SPAK zbulon prona dhe pasuri që ish-presidenti dyshohet se i ka fshehur në emër të personave të besuar

Gati prangat për Ilir Metën, SPAK zbulon prona dhe pasuri që ish-presidenti dyshohet se i ka fshehur në emër të personave të besuar

Ilir Meta po kalon ditët e fundit situatën më të vështirë të jetës së tij. Burime bëjnë me dije se SPAK po shkon drejt përfundimit të hetimeve të dosjes së tij të “zezë” për korrupsion dhe falsifikim formularësh, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim etj.

Meta pritet që të njihet brenda pak javësh, për të mos thënë ditësh, me akuzat që do të rëndojnë mbi të. Kjo është arsyeja e sulmeve të tij ndaj prokurorëve të SPAK. Ai u përpoq të lëvizë çdo gur për të shtyrë sa më shumë ditën kur SPAK do t’i trokasë në derë. Thuhet “lartë e poshtë” se karta e tij e azilit është djegur dhe Meta ka zgjedhur të mbrohet politikisht nga SPAK njësoj si Sali Berisha.

Prokurorët që po tmerrojnë Metën janë Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, të cilët kanë thelluar hetimet për dy dosjet penale familjen e Metës, për lobimin në SHBA dhe shërbimet estetike me para të pajustifikuara. Në dosjen e Metës të pastrimit të parave ka dëshmitarë dhe nisur nga retorika e ish-Presidentit, që fill pasi Arben Kraja i kërkoi KQZ-së vitin e kaluar një kopje të formularit të dekriminalizimit vitin e kaluar, Meta e cilësoi prokurorin si ‘spurdhjak partie’. Përveç dëshmitarëve mësohet se prokurorët specialë që po hetojnë dosjen e Metës kanë gjetur dhe prova të pastrimit të parave.

Detajet nga dosja e SPAK

Hetimi i tyre i thelluar ka nisur pasi në kallëzimin e dytë penal që ish deputeti Halit Valteri ka referuar në SPAK për kupolën e LSI-së, për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion, ngrihen dyshime të forta sa i takon pronësisë së godinës së LSI-së në ish-Bllok, pasuri për të cilën në kallëzim thuhet se Ilir meta e ka fshehur në emrin e një biznesmeni të besuar.

Bëhet fjalë për biznesmenin Muharrem Berisha, i cili konsiderohet në kallëzim si pronar fiktiv i godinës së LSI-në si dhe aksioner në një kompani që prodhon mermer në Berat, për të cilën flitet se pronar i vërtet është Ilir Meta. Në dosjen e referuar në SPAK flitet gjithashtu për transferta të dyshimta në llogarinë personale të Muharrem Berishës, i cili nga ana tjetër, me të ardhura të pajustifikuar, ka kryer transaksione si donacione ndaj LSI, transferta parash ndaj kompanive offshore dhe llogarive të tjera për interes e Ilir Metës.

Në kallëzim referohet si fakt që, Muharrem Berisha, i cili paraqitet në letra si biznesmen i fuqishëm, është punësuar pranë Ministrisë së Mjedisit si Inspektor Pyjesh, duke ngritur dyshime se Muharrem Berisha mund të jetë një nga maskat e Metës për të mbuluar pasuritë. Kjo mund të jetë dhe pikënisja që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për të gjitha pasuritë e dyshimta të çiftit Meta-Kryemadhi.

Çfarë pritet të ndodhë me Ilir Metën?

Dyshohet se këto pasuri burojnë nga korrupsioni dhe marrja zyrtarisht si i pandehur i Ilir Metës, ndoshta dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të kreut të Partisë së Lirisë është e pashmangshme. Por, çfarë ndodh më pas? Pas komunikimit të akuzave, Prokurorisë së Posaçme do t’i duhet të çojë në Gjykatën e Posaçme vlefshmërinë e tyre shoqëruar edhe me kërkesën për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës.

Për këtë masë sigurie, kërkesa shtrënguese si ‘arrest me burg’, apo ‘arrest shtëpie’ kërkohet në rastet kur personi i akuzuar rrezikon që të prishë provat, apo dëmtojë hetimet përmes presionit, shantazheve apo blerjes së dëshmitarëve të mundshëm. Me të gjitha provat që po hetohen, Prokuroria e Posaçme nuk pritet që të kërkojë më pak se arrest me burg për Metën. Ndërkohë, veç akuzave që lidhen me pastrimin e parave, Meta po hetohet edhe për falsifikim të dokumentacionit zyrtar, një falsifikim që nëse provohet nga Prokuroria e Posaçme është shtrirë edhe përgjatë pesë viteve që kreu i PL-së drejtoi Presidencën.

Akuza për falsifikim ka marrë shkas nga fakti që në të gjitha aktet zyrtare, edhe kur ishte President, ai ka firmosur si Ilir Meta, pra pa ‘J’-në fundore në mbiemër. Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Gjithashtu, Meta po hetohet edhe për falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190/3 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet nga 3 deri në 7 vite burg.